Richard Grenell, i cili deri më sot ishte Drejtori në Detyrë i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (DNI), raportoi deklasifikimin e më shumë dokumentave lidhur me investigimet mbi Rusinë. Në ditët të tij të fundit si drejtor i DNI ai përfshiu në deklasifikim dokumenta të rëndësisë dhe domethënies së veçantë, mbi origjinën e investigimeve në çështjen “Russiagate”.
Dokumentat përfshijnë transkiptime telefonatash, lidhur me këshilltarin e sigurisë kombëtare Michael Flynn dhe ambasadorin rus të asaj kohe, transkriptime që përbëjnë dhe epiqendrën e skandalit të demaskuar tashmë të administratës Obama.
Dokumentat e reja të deklasifikuara do të bëhen publike nga Drejtori i ri John Ratcliffe, i emëruar ditën e martë.
Fox News raporton se një oficer i lartë i shërbimeve inteligjente flet sesa në mënyrë manipulative ishte ngritur e gjithë skema e akuzës kundër Flynn dhe Trump, në lançimin e vallaha investigimit “Russiagate”.
Nga ana tjetër Prokurori i Shteteve të Bashkuara John Durham është duke kryer një investigim kriminal mbi origjinën e investigimit të quajtur “Russiagate”.
Grenell deklasifikoi një numër dokumentash lidhur me investigimin e stisur mbi Rusinë, që zgjati 3 vitet e para të administratës Trump, deklasifikime që përfshijnë edhe dëshmi të dhënë në Dhomën e Komitetit të Shërbimeve Inteligjente, dëshmi që tregojnë dhe faktojnë se zyrtarë të lartë të administratës Obama nuk kishin asnjë evidencë për të ngritur akuzën se kishte implikim rus në kampanjën elektorale të kandidatit për President, Donald Trump.
Kutia e Pandorës po hapet për të majtët globalistë në Amerikë. Obama dhe administrata e tij, duket se kanë hyrë tashmë në periudhën e vështirë të përballjes me të vërtetat dhe krimet e kryera.