“Adio Moria” Këndonin Refugjatët në Greqi, Pasi i Vunë Zjarrin Kampit në Lesvos.

Kryengritje e organizuar në mëngjesin e datës 9 shtator në Kampet e Refugjatëve në Moria të ishullit Lesvos, në Greqi.

Për këtë promblematikë madhore kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Rezidencën Qeveritare ka thirrur një takim urgjent për të bërë një vlerësim të situatës, si dhe për të marrë masa për përballimin e saj.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministrit të Mbrojtjes së Shtetasve, e Ministrit të Shëndetësisë, e Ministrit të Politikave Migratore dhe Azilkërkuesve, me pjesëmarrjen e zv.Ministrit të Ministrisë të Brendshëm, e Ministrit të Brendshëm, e zv/Ministrit të Mbrojtjes Politike dhe Menaxhimit të Krizave.

Në takim ishin edhe Kreu i Shërbimit Informativ dhe Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare.

“Grekët po analizojnë edhe mundësinë e një provokacioni nga jashtë” – tha përfaqësuesi i Qeverisë Greke.

Për këtë shkak i është dhënë urdhër Shërbimit Informativ të aktivizojë rrjetin e tij për parë nëse refugjatët janë nxitur nga faktorë të jashtëm, apo kryengritja është spontane dhe jo e organizuar.

Çfarë kërkonin refugjatët mes thirrjeve të tyre?

Një video që u hodh në twitter, tregon Kampin e Refugjatëve në Moria që është zaptuar nga flakët dhe dëgjohen zërat e refugjatëve që filmonin zjarrin e vënë, duke bërtitur: “Adio Moria”.

Shënohet se video e hedhur në twitter është bërë para pak orës 8 të mëngjesit të sotëm.

Ishulli pas shkatërrimit të pabesueshëm të Kampit kaloi në emergjencë civile, pasi 13.000 refugjatë braktisën kampin dhe u turrën dhe u shpërndanë nëpër ishull. Jeta e banorëve grekë në ishull, sot, më e pasigurtë se kurrë. Forca speciale nga Athina po shkojnë drejt ishullit Lesvos.

BE-ja mbështet refugjatët e paligjshëm.

Siguria dhe streha për refugjatët në Moria përbën prioritetin kryesor për momentin, thotë Anëtarja e Këshillit të Çështjeve të Brendshme Ylva Johansson, mes një postimi të sajin në twitter.

***

Po jetët dhe pronat e grekëve “Madam” nuk janë prioritet?! Mesa duket jetojmë në kohën e paralogut, paralogjizëm ky që na serviret me arbitraitet, si diçka normale, nga Europa “e Bashkuar”.

Kjo është fizionomia e përshtirë e BE-së, anti-europiane në thelb dhe planet e saj shkatërruese për Europën dhe vlerat e saj.

1 Comment

  1. Keshtu eshte kur nuk i mbush varkat Greqia e Italia bashke e ti cojne pulle poste andej nga kane ardhur,e te shqyejne njeri tjetrin andej sic jane mesuar…

Lini një Përgjigje te Elvis Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published.

Previous Story

Vaksina AstraZeneca: Mieliti Transversal - Efekti Anësor që Stopoi Testet Klinike - Të Gjitha Simptomat!

Next Story

Vlera e Votës së Pavlefshme në Prill 2021! - Ftesë Shqiptarëve për Rekord Botëror!

Latest from Info