Dy të Arrestuar në Komplotin për të Bombarduar Vendndodhjen e Trump-it!

FBI nxjerr në pah komplotin e terrorit të brendshëm.

Të ashtuquajturit drejtor të FBI-së, Christopher Wray, në mënyrë dëshpëruese i nevojitej suporti i dikujt, pas deklaratës së tij se Supremacia e Bardhë dhe të djathtët janë një kërcënim real për Ameirkën dhe jo “Antifa”, për të cilin kjo organizatë nuk ekziston. Por ja që nuk ndodhi kështu, por ndohi krejt e kundërta.

Komandot agjentë të Byrosë Federale të Investigimit u hodhën një sy ekstremistëve që shprehen dhe flasin në “dhomat e chat-imit” në rrjetet elektronike dhe zbuluan një celulë që po bëhej gati pët “të korrura”. Dy burra u arrestuan të hënën, teksa po organizonin një komplot që prej gushtit.

Jaylyn Christopher Molina, me emrin “Abdur Rahim”, u arrestua nga FBI në San Antonio, Teksas, ndërsa bashkëkomplotisti, Kristopher Sean Matthews që vetemërtohej si “Ali Jibreel” u fshikullua në Tennessee për pjesën e tij të pjesëmarrjes në komplot. Sulmet e tyre terroriste do u ngjanin akioneve të sulmeve të “Netflix” në New York City, ata planifikonin të bombardonin ‘Trump Tower’ me mbështetje nga pjestarë të ISIS. “Që ta bëj të qartë, unë jam kundër Amerikës” – postonte Molina në fillimet e majit të këtij viti. “Amerika është armiku im.”

Dokumenta konfirmojnë se FBI “përgjoi komunikimet e tyre”. Ata nuk e thonë kur, por tendencat për një komplot rezulton të kenë filluar në gusht të këtij viti. Agjentët e FBI-t vunë re se “që në fillimet e këtij viti”, Molina shkroi se Amerikën e konsideronte një armik. Vitin e kaluar, Molina ndërtoi një “aplikacion mesazhesh të koduara” dhe filloi të peshkonte prej andej për ndonjë fasilitator të ISIS-it jashtë Shteteve të Bashkuara, që do ta ndihmonte atë për të udhëtuar në Siri dhe për të rekrutuar ndonjë anëtar të mundshëm. Në maj, “ai dyshohet se postoi imazhe, në bisedën e koduar, që ofronte udhëzime për krijimin e bombave” përkrah “manualesh sesi të trajnohej për një AK-47”. Në të njëjtën kohë, në këtë çështje u involvua edhe Matthews (personi në foto).

Kristopher Sean Matthews

Kristopher Matthews ka bërë një sërë sugjerimesh për organizimin e komplotit, por dëshironte të shmangte vrasjet e fëmijëve. Dokumentat tregojnë se Matthews “sugjeronte se duhej të sulmoheshin qendra qeveritare më mirë sesa hapësira publike, qendra tregtare, ku ka edhe shumë fëmijë të pafajshëm”, duke preferuar “sulme godinash qeveritare, duke përfshirë selinë e CIA-s, selinë e FBI-së dhe selinë e DEA-s”.

Ishte idea e Matthews që të targetohej “Trump Tower” (Kulla e Trump në New York) dhe New York Stock Exchange (Bursa në New York). “Këto godina do të na japin statusin e ‘rock star'” – do të shprehej në mesazhet e koduara Mattthews, ekzakt si në filmat e Netflix-it, por që do të shoqëroheshin edhe me shpërthime të tjera kudo në Amerikë. Agjentët e FBI-së janë të qartë se ky komplot inspirohej nga anëtarë të ISIS dhe suportohej prej tyre, përsa i përket formës operacionale. Molina e pëlqeu këtë ide, ndaj dhe do të thoshte: “…na nevojitet të jemi së bashku, na duhet t’i mposhtim, na duhet të shkaktojmë shumë viktima”.

Në fillimet e gushtit, komploti ishte planifikuar të ishte një komplot me valë të gjerë goditëse dhe me një strategji sulmesh të përsëritura. Molina përshkruante në komunikimet e tij për gjetjen e një fortifikimi, që do të shërbente edhe si seli e grupit të sulmeve. Shfaqet se, FBI kishte rënë në gjurmët e tyre dhe që prej fundit të gushtit dhe ka qënë në gjëndje të përgjojë dhe dëgjojë bisedat dhe komunikimet mes tyre. FBI pranon se përdori agjentë të pambuluar dhe burime konfidenciale për të zbuluar “çiftin” e kokës organizatore të sulmeve terroriste. Një burim zbulimi i jafkës terroriste, u bë një femër, që ka kontaktuar me Molina-n në fund të gushtit, e cila është një nënshtetase e një vendi europian, që i jepte atij udhëzime mbi prodhimin e bombave. Nëse nuk e kishin planifikuar që atë ta kishin direkt në grupin e konspiracionit, dy kokat e sulmit prej bisedave me të, ranë në kurth dhe pasi FBI zbuloi aktivitetin e saj, ishte pikëtisht ky aktivitet i saj i përditshëm që i çoi ata tek zbulimi i celulës.

Dyshja e terroristëve akuzohen tashmë për mbështetje të akteve terroriste dhe bashkëpunim me organizata të huaja terroriste, si dhe për organizim komploti, e për rrjedhojë parashikohet të dënohen me burgim për 20 vite dhe të ndarkohen me një gjobë monetare prej 250 mijë dollarësh amerikanë. Më pas do të jenë në survejim të vazhdueshëm, për gjatë gjithë jetës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Video: Kështu Mund t'ju Vjedhin Lekët & PIN-in nga ATM-ja pa e Kuptuar - Kujdes!

Next Story

Rusi: Po Përgatiten 45 Vaksina të Ndryshme Kundër Coronavirus-it!

Latest from Info