Qindra qipriotë u grumbulluan tek trari i Dherinias duke kërkuar që qyteti Varosia të mos i përkasë më Qipros së pushtuar, një kërkesë që nënkupton ‘de facto’ aneksim të qytetit nga pseudoshteti turkoqipriot.
Afro 200 qipriotë, kryesisht të rinj u grumbulluan tek trari që ndan dy shtetet, arritën të thyejnë gardhin e hekurave që ishte vendosur në zonën “e vdekur” dhe mbërritën përpara kabinave të së ashtuquajturës “polici” e pseudoshtetit.
Duke mbajtur flamurin grek në duar dhe duke thirrur sllogane, mes tyre “Qiproja është Greke”, “Turq, mongolë, vrasës”, u gjendën në zonën e Dherinias që mbahet nga turqit, ku dhe ndezën pishtarë dhe fishekzjarrë.
Sipas burimeve të policisë, gjakrat u ndezën kur një përfaqësi e protestuesve, e përbërë prej 4 vetësh, kërkoi t’i dorëzonte një notë proteste me shkrim, përfaqësisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në atë kohë, kur kërkuan të takohen me përfaqësinë, ndërhyri policia e pseudoshtetit, me pretekstin që të shmangej ndonjë rrëmujë apo përplasje e mëtejshme.
Sipas media-s “alphanews”, protesta ka mbaruar dhe qipriotët u larguan nga zona “e vdekur”.