Në telekonferencën e sotme me kryetarët e qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Angela Merkel, madama e Europës së gjermanizuar u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve anëtare për Lockdown total, kudo në Europë pra, dhe gjeti dakortësinë e të gjithëve, si dhe mori aprovimin e tyre.
Merkel u tha: “Do të duhet të ishim mbyllur më herët. Qytetarët janë të lodhur.”
Më pas diskutuan për shpërndarje të drejtë dhe proporcionale të vaksinave për çdo shtet, në analogji me demografinë e çdo vendi. Edhe me këtë strategji të shpërndarjes së vaksinës, të 27 udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian u dakortësuan.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula, e emëruara e Merkel-it, dikur me rekorde abuzive në ministrinë që drejtonte në Gjermani, tha se shtrirja e virusit do të bllokojë aktivitetin dhe funksionin e sistemeve shëndetësore, nëse nuk do të veprojnë urgjentisht me masa, për përballimin e virusit.
***
Makinacioni Pandemi fsheh diçka diabolike, të frikshme, të tmerrshme, plane ogurzeza për njerëzimin dhe padyshim është guri i qoshes për instalimin e diktaturës globale.
Por gjithashtu makinacioni Pandemi, pikërisht tani, kur në Amerikë zgjidhet sërish Presidenti Trump, është ndoshta një formë për të tulatur, shtypur valën e reagimit të europianëve, teksa mes pretekstit pandemi, qytetarëve po u ndalohet e drejta kushtetuese e ansamblesë, e grumbullimit, e protestës, e bashkësisë komunitare për t’u shprehur publikisht dhe masivisht.
Cili është ai individ sot që beson se izolimi i njerëzve bëhet për shkak të pandemisë? Nuk ka individ me arsye dhe logjikë që e beson këtë!
Cilat janë këto qeveri që mund të cënojnë Kushtetutën e vendeve të tyre dhe të vendosin mbi të, akte dhe urdhëra të nxjerra provizorisht dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit?! Janë pikërisht këto qeveritë e globalizmit, të internacionales së mileniumit të ri, janë qeveritë e BE-së, strofull e Sorosit dhe djajve të kuq. Është Europa e gjermanizuar, me në krye Kancelaren, gjermano-lindoren Merkel, apo më saktë me Kancelaren Kasner. Ky është mbiemri i saj dhe kurrë nuk e kam kuptuar pse kjo grua mban ende mbiemrin e një burri prej të cilit është divorcuar prej shumë e shumë vitesh. Mos ndoshta Kancelarja mban mbiemrin e ish bashkëshortit, për të humbur gjurmët e atit të saj, që la Gjermaninë Perëndimore, për të shkuar drejt Gjermanisë Lindore, kur të gjithë do të donin të bënin të kundërtën? Mos ndoshta mbiemri Kasner i rëndon biografinë asaj për shkak të të atit dhe të vetë aktivitetit të saj në Gjermaninë Lindore? Gjithësesi, sot më shumë se kurrë, biografinë Kasner-Merkel-it ja rëndon dhe ja nxin qëndrimi i saj në krye të BE-së dhe metodat që kjo Kancelare përdori për të shkatërruar ekonomikisht dhe financiarisht shtete si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia dhe të tjera. Sot, Kancelarja Kasner dëshiron të kryejë edhe aktin e fundit para largimit të saj, atë të instalimit të diktaturës globale. Por është ngrysur larg!
Propagandë, shumë propagansë, gazetarë dhe mikrofona, mjekë dhe mikrofona, analistë dhe mikrofona, qeveritarë dhe mikrofona, që ditë e natë flasin për Pandemi dhe Covid-19. Kjo i lodhi me të vërtetë njerëzit, por çuditërisht nuk i frikësoi. Mbetet vetëm që, tani më, njerëzit të ngrihen dhe të rrëzojnë qeveritë në çdo vend të Europës, të ashtuquajtur të bashkuar.
Beteja mes popujve dhe qeverive që i drejtojnë, nuk është më betejë për një qeverisje më të mirë! Jo! Është luftë që duhet bërë me patjetër, është Lufta mes së mirës dhe së keqes, mes së shenjtës dhe diabolikes, mes individit dhe globalizmit satanik.
Ç’plan e ç’hall të kenë vallë që po na izolojnë? Mos ndoshta plani dhe halli konvergojnë tek Trump-i? Unë them po! Mendohu edhe ti, ndoshta jemi në një mendje!
Very good blog post.
I definitely love this site.
Stick with it!
I have discovered excellent posts here. I like your article.
So perfect!
At this time I am going
to do my breakfast, later than having my breakfast coming over again to read additional news.
great as well as incredible blog site. I really intend to thanks, for giving us
much better information.
Jeg har oppdaget hyggelige meldinger her. Jeg elsker den metoden du definere.
Så gode!
I think what you published made a lot of sense. However,
what about this? suppose you composed a catchier title? I
ain’t suggesting your content isn’t good., however suppose
you added something that grabbed people’s attention? I mean Merkel: “Europa të Kalojë në Lockdown!” – Dhe Ne Pyesim: “
Ç’hall e Ç’Plan të Kenë Vallë?”
– MaSt is a little boring. You might look at Yahoo’s front page and note
how they create article titles to grab people to open the
links. You might try adding a video or a pic or two to grab
readers interested about everything’ve written. Just my
opinion, it would bring your website a little livelier.