Trump Firmos Urdhërin Ekzekutiv që Bllokon Amerikanët të Investojnë në Kompani që Lidhen me Ushtrinë Kineze.

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që bllokon amerikanët për investime në kompani që kanë lidhje me ushtrinë kineze.

“Çelës për zhvillimin e ushtrisë së Republikës Popullore të Kinës, inteligjencës dhe aparateve të tjera të sigurisë është ekonomia më e madhe, ajo amerikane, për të ashtuquajturën ekonomi private të Kinës”, shkruhet në urdhër. “Mes strategjisë kombëtare të Shkrirjes Militaro-Civile, Republika Popullore e Kinës shtoi dimensionet e komplekseve industriale për prodhim armësh, duke imponuar kompani civile kineze për të suportuar ushtrinë e saj dhe aktivitetet e inteligjencës. Këto kompani, duke u shfaqur si shtetëroro-private, direkt mbështesin ushtrinë, shërbimet inteligjente dhe aparatin e sigurisë së Repunlikës Popullore të Kinës, si dhe ndihmojnë në zhvillimin dhe modernizimin e tyre.”

“Në të njëjtën kohë, këto kompani shtojnë kapitalet e tyre teksa u shesin siguri investitorëve të Shteteve të Bashkuara, për të operuar dhe për të tregtuar, brenda dhe jashtë Amerikës, duke lobuar për indeksin e Shteteve të Bashkuara të ofruesve dhe fondeve, për të përfshirë këto siguri në ofertat e tregut amerikan, si dhe për t’u angazhuar në akte të tjera, mes të cilave fitojnë akses në kapitolin e Shteteve të Bashkuara”, shton urdhëri ekzekutiv. “Në këtë mënyrë, Republika Popullore e Kinës shfrytëzon investitorët e Shteteve të Bashkuara për të financuar zhvillimin dhe modernizimin e ushtrisë së saj.”

Urdhëri synon të privojë këto kompani të kapitolit, që mund të jenë përdorur për të shtrirë aparatet inteligjente dhe ushtrinë e Kinës në Shtetet e Bashkuara. Urdhëri hyn në fuqi më 11 janar 2021, për të zhvendosur plotësisht çdo kompani aktuale, hartuar nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Thesarit, për të mos patur më lidhje me ushtrinë kineze.

Ky akt i presidentit amerikan mbron investitorët amerikanë dhe vetë Shtetet e Bashkuara, që kanë transmetuar kapacitetet e tyre njohëse dhe prodhuese tek ushtria kineze, për të mos mbështetur më modernizimin dhe zhvillimin e ushtrisë kineze, pasi Kina është ai shtet që mes krimit kibernetik, apo edhe kërcënimeve direkte cënon shpesh dhe dëmton biznesin amerikan, dëmton sektorë të industrisë dhe ekonomisë.

Presidenti Trump nuk ka prioritet më madhor sesa mbrojtja dhe siguria e çdo nënshtetasi amerikan.

Trump ka marrë një seri masash kundër kompanive kineze që operonin dhe operojnë në Amerikë, duke ju kujtuar këtu largimin e kompanive “Huawei” dhe “TikTok”, e mesa duket do të jenë edhe shumë kompani të tjera kineze që do të dëbohen nga Amerika, ku operojnë dhe shtrijnë aktivitetin e tyre prodhues dhe tregtar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kasapët e Fjalës së Lirë Bllokuan YouTube - Miliarda 'Views' Videot për Manipulimin e Votës & Kanalet TV në Përkrahje të Trump!

Next Story

U Ngritën të Vdekurit për ta Votuar & të Gjallët ndaj të Vdekuri për ta Uruar, Biden-in!

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një