Në Bavari, një pronar dyqani veshjesh u kujdes të shkaktonte zhurmë, shumë zhurmë, duke shkuar kondra rrymës! Në vitrinën e dyqanit vendosi këtë mbishkrim:
“Lutem për mirëkuptimin tuaj – Lejohet hyrja vetëm e personave të pavaksinuar”.
Sipërmarrësi Schuler justifikoi veprimin me frazën: “Nuk ndjehem komfort me personat e vaksinuar”.
Në rrjetet sociale, fotografitë e njoftimit shkaktuat breshëri reagimesh, si dhe shfaqën shumë mbështetës. Sipas Schuler, kjo mbështetje tregon faktin se nuk është i vetëm në këtë ide, se ka shumë qytetarë që e mbështesin dhe që janë gjithashtu kundër masave kufizuese. Përderisa disa dyqane kanë shpallur se nuk lejojnë hyrjen e personave të pavaksinuar, kështu mund të ketë sipërmarrje që ndalojnë hyrjen e personave të vaksinuar.
Politika e masave kufizuese ja arriti ta ndajë shoqërinë në dysh. Politika e COVID-it në çmendinë e Gjermanisë, ja arriti ta ndajë shoqërinë gjermane dhe ka penetruar tek ajo, shumë më shumë se dixhitalizimi.