Putin Shpalli Mobilizim të Pjesshëm Ushtarak

Presidenti Putin shpalli mobilizim të pjesshëm: “Nuk po bëj bllof për përdorimin e armëve bërthamore ndaj atyre që na kërcënojnë. Qëllimi ynë kryesor është çlirimi i popullit të Donbasit”, theksoi presidenti rus në fjalën e tij, drejtuar popullit rus.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi në fjalën e tij mobilizim e pjesshëm, ndërsa deklaroi se banorët e Donbasit kanë të drejtë të zgjedhin të ardhmen e tyre.

Siç sqaroi Ministria e Punëve të Jashtme ruse S. Shoigu, rekrutimi i pjesshëm do të përfshijë rreth 300 mijë rezervistë.

Duke iu referuar vendimit për rekrutimin e pjesshëm, i cili hyn në fuqi sot (21/9/2022), Putin tha se ka të bëjë vetëm me ata që janë të regjistruar si rezervistë, duke iu drejtuar atyre që do të rekrutohen, i siguroi se “të gjitha privilegjet do t’u jepen atyre që janë tashmë në shërbim”.

Presidenti rus tha gjithashtu se: “Vendet perëndimore po përpiqen të bllokojnë çdo mundësi pavarësie dhe zhvillimi. Qëllimi i Perëndimit është të na dobësojë dhe të na shkatërrojë, ata e thonë hapur këtë”.

Lidhur me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore pak para përfundimit të fjalës së tij, Putin theksoi me nënkuptim se, “ata që na kërcënojnë me armë bërthamore, duhet ta dinë se ky kërcënim mund të kthehet kundër tyre. Nuk po bëj bllof”!

Presidenti rus tha se, “Uashingtoni po i bën presion Kievit për të transferuar armiqësitë në territorin e Federatës Ruse”, ndërsa shtoi se është përdorur shantazh bërthamor, mesa duket duke iu referuar sulmeve të Ukrainës në termocentralin bërthamor Zaporizhia të kontrolluar nga forcat ruse.

“Qëllimi ynë kryesor është çlirimi i popullit të Donbasit. Ushtria po lufton operacionet perëndimore në një front prej më shumë se 1000 km në Ukrainë. Unë mbështes vendimin e banorëve të zonave të kontrolluara nga Rusia në Ukrainë për të shkuar në referendum. Ne do të diskutojmë hapat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe do të mbështesim vullnetin dhe dëshirën e qytetarëve në Donbas për të vendosur vetë”, tha Putin.

***

Reagimi i parë ndaj fjalimit të Putinit erdhi nga Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Gillian Keegan, e cila e quajti vendimin e Putinit për veprime të pjesshme ushtarake një “përshkallëzim shqetësues” dhe shtoi se kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore duhet të merren “seriozisht” parasysh.

Reagimi i Perëndimit ndaj referendumit:

Në Perëndim duken të zemëruar me planet e rusishtfolësve për të mbajtur referendume në katër rajone të Ukrainës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti këtë shkelje flagrante të Kartës së OKBsë nga Rusia.

“Ne kurrë nuk do ta njohim përpjekjen e Rusisë për të legjitimuar pushtimin e saj të paligjshëm dhe barbar të territoreve të Ukrainës”, tha von der Leyen për agjencitë gjermane të lajmeve.

“Përpjekja për të ndryshuar kufijtë e Ukrainës është krejtësisht e papranueshme dhe një shkelje e qartë e Kartës së OKBsë, pavarësisë, sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Ukrainës”, shtoi kreu i Komisionit nga Asambleja e Përgjithshme e 77të e OKBsë.

“Rusia do të vuajë pasoja më të mëdha nëse vazhdon me integrimin e pjesëve të territorit të Ukrainës“, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBAve, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

I ashpër ishte edhe mesazhi i Kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ai theksoi se Presidenti rus Vladimir Putin do të duhet të braktisë “ambiciet e tij perandorake”, të cilat rrezikojnë të shkatërrojnë Ukrainën dhe Rusinë, nëse pranon se nuk mund ta fitojë luftën që filloi më 24 shkurt.

Ndërkohë, Liz Truss do të përdorë vizitën e saj të parë jashtë shtetit si kryeministre britanike për të premtuar miliarda paund ndihmë për të mbështetur Ukrainën vitin e ardhshëm, tha zyra e saj, ndërsa dënoi veprimet e Kinës kundër Tajvanit, përpara fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKBsë.

Kryeministrja britanike Truss do të angazhohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKBsë për të ofruar të njëjtën, ose më shumë se në vitin 2022, ndihmë ushtarake (2.31 miliardë euro) për Ukrainën për vitin 2023, duke dyfishuar mbështetjen e saj për Kievin pas pushtimit rus. Në të njëjtën kohë, ajo do të argumentojë se do të ndihmojë pavarësinë e Evropës nga energjia ruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Monsieur Colonisateur" i Flet Rusisë për Mentalitet Kolonizatori - Historia i Bën Ironi

Next Story

Zuckerberg Humbi në 2022 Gjysmën e Pasurisë

Latest from Info