Gjenerali Francez: “Juve që Nuk u Vaksinuat Jeni Heronjtë e Sotëm!”

/

Gjenerali francez për ata që nuk u vaksinuan, tha: “Ju e duruat persekutimin, jeni superheronjtë e sotëm. Ju jeni ushtarët që çdo ushtri e Dritës do të dëshironte t’ju kishte në radhët e saj”.

Në një letër të hapur që ka shkaktuar bujë në të gjithë Europën, Gjenerali francez Christian Blanchon vlerësoi qytetarët që refuzuan vaksinat eksperimentale për COVID-19.

Megjithë fushatat e presionit prej vitesh, politikat diskriminuese, përjashtimin social, humbjen e të ardhurave, kërcënimet, Gjenerali francez falenderoi “të pavaksinuarit” për forcën, guximin dhe qëndrimin e tyre:

Më konkretisht, Gjenerali Christian Blanchon shkroi:

“Edhe sikur të isha plotësisht i vaksinuar, do të admiroja përsëri të pavaksinuarit që i rezistuan presionit më të madh shoqëror që kam parë ndonjëherë në jetën time. Presion nga miqtë, kolegët mjekë dhe madje edhe nga bashkëshortët, prindërit apo edhe nga fëmijët.

Njerëzit që kanë shfaqur aftësi të tilla të personalitetit, guximit si dhe të rë menduarit kritik, padyshim mishërojnë shembujt më të mirë të njerëzimit.

Këta njerëz janë kudo, në të gjitha sferat e jetës, të të gjitha moshave, niveleve arsimore, krahinore dhe ideore.

Ata janë ushtarët që çdo ushtri e Dritës do të dëshironte t’i kishte në radhët e saj.

Ata janë prindërit që çdo fëmijë dëshiron t’i ketë dhe fëmija që çdo prind ëndërron ta ketë.

Ata janë qenie mbi mesataren e shoqërive të tyre.

Është thelbi i popujve që kanë ndërtuar të gjitha qytetërimet dhe kanë pushtuar horizontet.

Ata janë aty, pranë jush, duken normalë, por janë superheronj.

Ata bënë atë që të tjerët nuk mund ta bënin, janë pema që i rezistoi uraganit të fyerjeve, diskriminimit dhe përjashtimit social.

Dhe ata e bënë këtë sepse mendonin se ishin të vetëm dhe besonin se ishin vetëm.

Të përjashtuar edhe nga tryezat e Krishtlindjeve të familjeve të tyre, ata nuk kanë përjetuar asgjë kaq të ashpër më parë.

Ata humbën punën, lanë karrierën e tyre të fundosej dhe nuk kishin më para, por nuk u interesonte.

Ata pësuan diskriminime të panumërta, ankesa, tradhti dhe poshtërime, por nuk u përkulën. Ata vazhduan.

Asnjëherë më parë në njerëzimin nuk ka pasur një presion të tillë shoqëror.

Por tani e dimë se cilët janë rezistentët e vërtetë në botën tonë.

Gra, burra, të moshuar, të rinj, të pasur, të varfër, të çdo race e të çdo feje, të pavaksinuarit, të zgjedhurit e arkës së padukshme, të vetmit që arritën të rezistonin kur gjithçka u rrëzua.

Ju keni kaluar një provë të paimagjinueshme që nuk mund ta kalonin shumë nga marinsat më të ashpër, Beretat e Gjelbërta, astronautët dhe gjenitë.

Ju jeni shndërruar tani ndër më të mëdhenjtë që kanë jetuar ndonjëherë, ju jeni heronj të lindur mes njerëzve të zakonshëm që shkëlqeni në errësirë.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Video Krimi nga Lufta - Nazi Vrasin Civilë

Next Story

Kiev BBC: Gazetari në Transmetim Direkt me Sfond Shpërthimin

Latest from Info