Pragë / Protestë: Hiqni Sanksionet Kundër Rusisë

/

Në Pragë sot, një det njerëzish, mbushën sheshin qendror dhe protestuan sërish me slloganin “Hiqni saknksionet kundër Rusisë”.

Çekët kërkuan dorëheqjen e koalicionit qeveritar properëndimor.

Protesta e madhe në Pragë, me më shumë se 100.000 çekë, apo 70.000 çekë, sipas policisë, të kujtonte një kryengritje popullore, duke dashur të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë properëndimore dhe sanksioneve kundër Rusisë, që e kanë sjellë popullin europian në prag të dëshpërimit, për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të energjisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë që e ka zhytur Republikën Çeke në një krizë ekonomike të paprecedent, duke u përafruar plotësisht me politikat e Brukselit dhe të SHBAsë.

Protestuesit kërkuan gjithashtu që qeveria të tërheqë sanksionet ndaj Rusisë, pasi janë ato që kanë shkaktuar kaosin ekonomik në Europë.

Tubimi pason dy të tjerë që janë bërë në ditët e kaluara, në sheshin qendror ‘Wenceslas’ të Pragës.

Gazeta amerikane ‘Washington Post’, qartazi e shqetësuar nga protesta, shkroi në mënyrë të habitshme sa vijon:

“Me sloganin ‘Republika Çeke e para’, një referencë ndaj platformës nacionaliste të ish presidentit amerikan, Donald Trump, protesta bashkoi të djathtën ekstreme me të majtën ekstreme dhe grupe të ndryshme anësore. Organizatorët e tij janë të njohur për pikëpamjet e tyre proruse dhe kundërshtimin ndaj vaksinave për COVID-19”.

Me rritjen e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe banesave që godasin vendin, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministri konservator Petr Fiala.

Protestuesit kanë dënuar vazhdimisht qeverinë për mbështetjen e saj për Ukrainën dhe sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë, kundërshtojnë pranimin e Republikës Çeke në BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Rusia nuk është armiku ynë, qeveria luftarake është armiku”, tha një protestues.

Qeveria, natyrisht, e refuzoi kërkesën e dorëheqjes duke deklaruar:

“Ne e dimë se kush është miku ynë dhe kush po gjakoset për lirinë tonë”, shkroi në Twitter Ministri i Brendshëm Vit Rakusan. “Dhe ne gjithashtu e dimë se kush është armiku ynë.”

Qeveria e vendit, një mbështetëse e vendosur e regjimit të Kievit, ka dhuruar armë të rënda për ushtrinë ukrainase dhe ka dhënë rreth 450.000 viza për refugjatët ukrainas që u japin atyre akses në kujdesin shëndetësor, ndihmë financiare, leje pune dhe përfitime të tjera nga qeveria çeke.

Kryeministri Fiala dhe disa ministra planifikuan të udhëtonin në Kiev të hënën për një takim të përbashkët të qeverive çeke dhe ukrainase.

“Ne mbështesim fuqimisht luftën e justifikuar të popullit ukrainas kundër agresionit rus”, tha Fiala të shtunën.

Opozita çeke, por edhe shumë grupime shoqërore, përkrah popullit çek janë të bindur se do të largojnë qeverinë aktuale dhe do të ndryshojnë politikën çeke përkundrejt Rusisë, si dhe do të nxjerrin Çekinë nga NATO.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Moska Akuzë Zyrtare: Nord Stream 1 & 2 u Goditën nga Britania e Madhe

Next Story

Ukrania Goditi Fregatën Ruse "Admiral Makarov"

Latest from Info