Serbia Refuzon Planin Franko-Gjerman për Kosovën

/

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë shpreht: “Refuzohet plani franko-gjerman për Kosovën. Nis me konstatime të papranueshme. Ky plan nuk mund të pranohet nga Beogradi”.

“Ky plan u hodh poshtë pardje, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Nuk na jep mundësi as të diskutojmë, pasi nis nga premisa se Kosova është shtet i pavarur, të cilën ne nuk mund ta pranojmë”, ka thënë Ivica Daçiç për gazetën ‘Vecernje Novosti’.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka vlerësuar se zgjidhja përfundimtare për Kosovën nuk do të jetë ideale as për Beogradin dhe as për Prishtinën, por “lidershipi serb duhet të sigurojë që përmes dialogut të respektohen interesat e rëndësishme kombëtare”.

Vihet re se plani franko-gjerman për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës bazohet në modelin e dy Gjermanive të vitit 1972, kur të dyja vendet u bënë anëtare të OKBsë, pa njohje reciproke.

Sipas këtij plani, Serbisë i kërkohet të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare në këmbim të përshpejtimit të procesit të integrimit europian dhe përfitimeve ekonomike.

Mesa kuptojmë mes leximit, nuk ka më parime ekzistenciale, histori të trashëguar dhe vlera kombëtare dhe të tjera si këto, për Bashkimin Europian ka vetëm pazare, me objeksion qendror përmbushjen e intresave të kupolës së Unionit të gjermanizuar. Pazare dhe përfitime, këto janë parimet e Unionit Europian! E turpshme!

Sa shumë e fyen BEja Ballkanin Perëndimor dhe ketë e kupton kushdo nëse do të analizojë në thellësi, sesi i trajton BEja vendet e këtij rajoni, kjo strukturë buroktiko-autokratike, ky Union malinjë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kina: Përgatitemi për Luftë

Next Story

Zgjedhjet në SHBA (06:00 AL Time)

Latest from Info