Trump: “Më 15 Nëntor do të Bëj Një Njoftim të Madh!”

/

Donald Trump deklaroi se: “Do të bëj një njoftim shumë të madh më 15 nëntor. Në 2024 do të marrim përsëri Shtëpinë tonë të mrekullueshme të Bardhë. Këtë vit do të rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve”.

Ish Presidenti i SHBAsë Donald Trump, gjatë një mitingu të mbajtur dje në Ohio përpara zgjedhjeve afatmesme, njoftoi se së shpejti do të bëjë një “njoftim shumë të madh” nga rezidenca e tij në Florida.

Në veçanti, ai u tha mbështetësve republikanë se do të bënte një njoftim të madh më 15 nëntor, duke lënë të nënkuptohet se do të kandidonte përsëri për president në vitin 2024.

“Pa dashur të shpërqendroj nga përballja e nesërme shumë e rëndësishme – madje edhe kritike – elektorale, do të bëj një njoftim shumë të madh të martën, më 15 nëntor nga Florida”, tha ish Presidenti i SHBAve.

“Këtë vit do të rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve. Do të marrim përsëri Senatin. Ne do ta kthejmë Amerikën. Dhe më e rëndësishmja, në vitin 2024 ne do të rikthejmë Shtëpinë tonë të mrekullueshme të Bardhë. Ne do ta kthejmë atë”, shtoi ai, duke i bërë të qarta qëllimet e tij.

Siç kishin raportuar disa media lokale ditët e kaluara, duke cituar këshilltarët e Trump dhe zyrtarët republikanë, Trump po mendonte të njoftonte se do të kandidonte përsëri për presidencën amerikane në zgjedhjet e 2024.

Çfarë tjetër do të njoftojë Trump, që konsiderohet prej tij si e madhe? E gjitha pas një jave të nxehtë të numërimit të votave, një proçesi për të cilin të shumtë janë ata që kanë ngritur pikëpyetje. Amerikës tashmë, nuk i duhet as një natë, as një ditë, por shumë ditë, një javë, ndoshta edhe më shumë për të numëruar votat. Superfuqia e shqiptarizuar në proçesin e votimit dhe numërimit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kievi Godet Infrastrukturën e Rajoneve Ruse - Kherson & Donetsk Pa Ujë

Next Story

Raporti "Bombë" Nga Gjermania

Latest from Info