Koha po ecën mbrapsht për përdorimin e EMP.
Medvedev deklaron: “Ne do të përdorim armë të shkatërrimit në masë në kohën e duhur. Rusia po lufton e vetme me të gjithë NATO-n dhe do ta shkatërrojë atë”.
Për herë të parë, një zyrtar i lartë rus flet për përdorimin e sigurt të armëve të shkatërrimit në masë dhe pranon se Rusia “do t’i përdorë ato në kohën e duhur”.
Deklaratat e Medvedev vijnë pas histerisë në qarqet britanike dhe amerikane për përdorimin e afërt të një arme që do të shkaktojë një puls elektromagnetik EMP me pasoja të pallogaritshme.
Në dy zhvillime me rëndësi përparoi Moska. Rusët caktuan si kryeqytet të përkohshëm administrativ të Kherson, qytetin Geniçesk, larg nga pjesa e përparme dhe komandanti rus i Kakhovka, në bregun e majtë të lumit Dnieper, njoftoi se qyteti po evakuohet nga civilët, të cilët duhet të largohen menjëherë për në Tuapsi të Rusisë.
“Jemi njoftuar më 12 nëntor, se duhet të ikim me familjet tona”, thotë një qytetar.
Prandaj, diçka e pakëndshme po vjen në Ukrainë, ose do të hidhet në erë diga, ose do të përdoren armë elektromagnetike.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit, Dmitri Medvedev, gjithashtu i kërkon popullit rus të kujtojë arritjet, por edhe detyrën e vështirë të ushtrisë dhe kujtimin se vetëm uniteti mund t’i sjellë fitoren e shumëdëshiruar në Ukrainë.
Duke folur për “vendime të vështira ushtarake” (Kherson), ish Presidenti i Rusisë thotë se, “Rusia, për arsye të kuptueshme nga të gjithë njerëzit e arsyeshëm, nuk e ka përdorur ende të gjithë arsenalin e saj të mjeteve të mundshme të shkatërrimit në masë. Dhe nuk goditi asnjë objektiv të mundshëm armik të vendosur në vendbanime. Dhe jo vetëm për shkak të mirësisë sonë të qenësishme njerëzore. Por çdo gjë ka kohën e vet”.
Deklarata e Medvedev ndër të tjera thotë:
Mos harroni se është Rusia sot ajo që po formëson rendin e ardhshëm botëror, jo shtete si Britania apo Kievi i errët. Dhe ky rend i ri botëror i balancuar do të ndërtohet.
Mos harroni se Rusia po lufton e vetme me NATO-n dhe botën perëndimore. Prandaj, çdo paralele me të kaluarën është e pasaktë, ose e kushtëzuar. Me përjashtim të një gjëje: vetëm ne mund të shkatërrojmë një armik të fuqishëm, ose aleancë armike.
Mos harroni se Rusia po lufton, duke u përpjekur të shpëtojë jetën e sa më shumë ushtarëve dhe civilëve tanë. Armiqtë tanë nuk llogarisin jetën e ushtarëve dhe qytetarëve të tyre. Dhe këtu qëndron dallimi ynë i madh moral me ta.
…dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, vetëm uniteti, puna e përditshme e palodhur dhe morali i lartë mund të garantojnë fitoren e vendit.
Jemi kthyer në trojet tona stërgjyshore. Rusia i ka kthyer tashmë territoret origjinale ruse dhe ky kthim do të vazhdojë.
Është Rusia ajo që mbron qytetarët e saj.
…le të mos gëzohen armiqtë e Rusisë.”
Ish Presidenti rus i siguroi të gjithë se territori i Rusisë mbetet një vlerë e palëkundur. Koncepti i sovranitetit territorial në vendin tonë nuk është zhdukur në asnjë moment. Gjithçka do të kthehet në shtëpi, në Federatën Ruse.
Në hartën lokacioni i qytetit Geniçesk.