Parashikim Makth për Çmimin e Gazit në Europë

/

Gazprom: “Çmimet e gazit natyror në Europë do të kalojnë 3000 dollarë”!

Parashikim makth që do t’i kthejë europianët në epokën e shkatërrimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Gazprom njoftoi se çmimet e gazit në Kontinentin e Vjetër mund të tejkalojnë 3.000 dollarë për mijë metra kub, që do të nënkuptonte fundin e BE-së siç e njohim ne dhe një kthim të europianëve në epokën e pas Luftës së Dytë Botërore, kur gjithçka ishte shkatërruar.

Dhe e gjithë kjo, ndërkohë që Europa, për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, është në mes të krizës energjetike dhe ende po lufton për vendosjen e një tavani të çmimit të gazit natyror dhe naftës, i cili jo vetëm është i pamundur të zbatohet, por do të çojë në rritje të çmimeve.

Gazprom tha se do të dërgonte 42.4 milionë metra kub gaz natyror në Europë përmes Ukrainës të martën (28/11), një nivel i ngjashëm me atë të ditëve të fundit.

Rrjedhat e gazit natyror përmes gazsjellësit Nord Stream 1, i cili kalon Detin Baltik nga Rusia në Gjermani, mbeti në zero.

Tubacioni u mbyll më 31 gusht për tre ditë mirëmbajtjeje, por nuk është rihapur që kur u hodh në erë nga “anglo-aaksonët”, siç raporton Moska.

Gazprom njoftoi dje se nuk do të ndërpresë furnizimin me gaz për Moldavinë, duke theksuar se rezervon të drejtën të reduktojë ose ndalojë rrjedhën në të ardhmen nëse Moldavia nuk kryen pagesat e dakorduara.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kolapsi Gjerman - Çfarë Ndodh me Kompanitë?

Next Story

Harari: "Të Gjithë do të Jetoni në Realitetin Virtual - Kjo Është Ringjallja që do të Thoshte Krishti!"

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një