Rusi: Κapen Dhjetëra Kilogramë Eksploziv të Fshehur Brenda Ikonash Ortodokse (video)

/

Ikonat po transportoheshin në Rusi nga Ukraina përmes Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë!

Shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi se sekuestroi dhjetëra kilogramë eksploziv me origjinë nga Ukraina, të cilat ishin fshehur brenda ikonave ortodokse!

Konfiskimi u krye gjatë një inspektimi të një ngarkese me ikona dhe objekte fetare në rajonin Pskov të Rusisë veriperëndimore, në kufirin me Letoninë, tha FSB në një deklaratë.

Kjo agjenci shprehu kënaqësinë e saj që i ka dhënë fund “trafikimit ndërkufitar përmes vendeve të Bashkimit Europian të eksplozivëve me origjinë nga Ukraina”.

Sipas të njëjtit burim, u sekuestruan gjithsej 70 kilogramë eksploziv të improvizuar, si dhe pajisje të improvizuara “të fshehura në imazhe dhe të gatshme për përdorim”.

“Të gjithë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij krimi, duke përfshirë shtetas të huaj, do të jenë subjekt i një urdhri kontrolli dhe do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin rus”, siguroi FSB.

Previous Story

Çështje Muajsh Largimi nga Pushteti i Erdogan & Ramës

Next Story

Bartolomeu Rikthen Nevojën për Pashkë të Përbashkët Ortodokso-Katolike

Latest from Info