Shpesh themi, ndiq paranë për të mësuar të vërtetën.
Dhe teksa shohim paranë të ndarë në vlerë pasurish natyrore, për të gjitha shtetet e globit, konstatojmë se në 10 vendet e para të vendeve më të pasura në burime natyrore, nuk është asnjë vend i Europës, asnjë. Por nuk ka asnjë vend europian as në 20 vendet e para në nivel global.
Pra duke ndjekur paranë, mësojmë të vërtetën e së vërtetës së asja që po ndodh në Europë, konkretisht në Ukrainë.
Atëherë, natyrshëm na lind pyetja: Kush e ka pra më të nevojshme, kë – Rusia, Europën, apo Europa, Rusinë? Logjika na çon në përgjigjen e naytrshme, që Europa e ka të nevojshme Rusinë, teksa është vendi i parë në glob për nga pasuritë natyrore dhe që është pjesë e pashmangshme gjeografike e Europës, të cilën deri më sot Europa e ka përdorur në interes të zhvillimit të saj industrial dhe ekonomik.
Perëndimi dhe NATO po flasin dhe po trumpetojnë se, Europa duhet të përballet në luftë me Rusinë, pasi Rusia ka pikësynime për të aneksuar shtete europiane? A mund të ketë vërtetësi kjo, pasi logjikë nuk ka? Sigurisht që nuk ka as vërtetësi, as logjikë dhe duhet të theksojmë se Rusia kurrë nuk ka patur kurrë synime ndaj ndonjë shteti europian, për ta pushtuar, apo për ta aneksuar.
Një Europë pa resurse natyrore, nuk i intereson askujt, por është NATO, Perëndimi, SHBA-të dhe globalistët që drejtojnë konstilacionin që po atakojnë Rusinë, që po e sulmojnë Rusinë dhe që për qëllim kanë copëtimin e saj dhe zhdukjen e saj si një potencë ekonomike, pikërisht për këtë fakt, për këto pasuri natyrore.