Zbulim Shokues për NATO-n: “Do të Bjerë Shi Raketash Ruse në Europë – Nuk Kemi më Mbrojtje Ajrore”

/

Një zbulim i shumëpërfolur…

NATO i ka dërguar Kievit vlera miliarda dollarë për mbrojtje të sofistikuara ajrore dhe raketore, në mesin e mbështetjes prej 200 miliardë dollarësh, duke u zotuar deri më sot për luftën kundër Rusisë.

Aleatët europianë të bllokut perëndimor kanë vetëm një pjesë të aftësive të pafundme të mbrojtjes ajrore, që shteteve të Europës Lindore do t’u nevojiteshin për të shmangur Rusinë, nëse konflikti do të shtrihej përtej Ukrainës.

Ky është shqetësimi i zyrtarëve perëndimorë siç raportohet nga Financial Times.

Zyrtarët i thanë gazetës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar se NATO aktualisht ka “më pak se 5%” të aftësisë së nevojshme për të mbrojtur të ashtuquajturin krahun e saj lindor me Rusinë, në rast të një “sulmi në shkallë të plotë”.

“Kapacitetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore janë një pjesë e rëndësishme e planit për të mbrojtur Europën Lindore pas një pushtimi nga një forcë armike. Dhe për momentin, ne nuk e kemi atë”, i tha agjencisë një diplomat i lartë i NATO-s pa emër.

“Mbrojtja ajrore është një nga dobësitë tona më të mëdha. Ne nuk mund ta mohojmë këtë”, tha një diplomat tjetër i NATO-s.

Një nga diplomatët tha gjithashtu se planet e fundit të mbrojtjes të NATO-s kërkonin masa për “të rritur ndjeshëm” sasinë dhe gatishmërinë e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore, duke konfirmuar se dërgimi i pajisjeve ekzistuese në Ukrainë kishte “reduktuar” rezervat për vetë Europën.

Në thelb, pikërisht tani në vitin 2024, pjesa më e madhe e Europës është demilitarizuar, pasi edhe avionët luftarakë F-16 po përgatiten me dhjetëra për t’u dërguar në Ukrainë dhe për t’u shkatërruar në mënyrë progresive nga Rusia.

Previous Story

Ajo Ishte "Baronesha e Penelit"

Next Story

A po i Bën Muzika & Interneti Agresivë Adoleshentët?

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është