Follow the Money: Shumica e Mjekëve Janë Skllavëruar Financiarisht nga Industria Farmaceutike & Kështu po Shkatërrohet Kujdesi Shëndetësor!

/

Artikulli bazohet në studimet e mjekëve amerikanë, por kushdo që mendon se ky problem ekziston vetëm në Amerikë, e ka gabim, ekziston kudo dhe është aq i fryrë sa është kthyer në një krim kundër njerëzimit.

Natyrisht, sidomos në SHBA, përfitimet që mjekët marrin nga kompanitë farmaceutike kanë shkuar në një nivel tjetër, siç do ta shohim më poshtë. Secila kompani farmaceutike konkurron me tjetrën, sesi të shesë më shumë barnat kimike, duke i bindur mjekët që të përshkruajnë barnat e tyre në recetat që japin. Si i bindin ata është veçanërisht interesante dhe dëshmon se kemi të bëjmë me përfitues kriminalë, diçka që nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin.

Në fund të fundit, ne kemi thënë që nuk është në interesin as të mjekëve, as të kompanive farmaceutike që të jemi të shëndetshëm.

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten, pse përdoren vetëm disa ilaçe dhe metoda, për shembull për trajtimin e kancerit, përgjigja ka të bëjë me sistemin e korruptuar mjekësor dhe mjekët që marrin ryshfet për të promovuar protokollet me fitim të lartë të Big Pharma.

Nuk është sekret që industria farmaceutike është një raketë, por ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se mjekët kudo janë ata që e lehtësojnë këtë raketë të ngrihet edhe më lart dhe të bjerë më me furi. Mjekët akademikë në veçanti, marrin dhjetëra miliona dollarë në vit nga Big Pharma, siç thotë Sensible Medicine.

“…shkrimi i udhëzimeve dhe recetave që detyrojnë përdorimin e këtyre barnave, ndërkohë që ua shkruajnë pacientëve me sëmundje të këqija, që duan një opinion objektiv, por në vend të kësaj marrin një mendim të njëanshëm.”

Një vështrim më i afërt i udhëzimeve të Rrjetit Kombëtar Gjithëpërfshirës të Kancerit zbulon se më shumë se 85% e autorëve të udhëzimeve marrin para nga industria farmaceutike dhe agjentët e saj.

Mendoni për këtë: Ata mjekë që dolën në mediat sociale për të postuar një foto të tyre duke bërë vaksinën COVID, janë të njëjtët mjekë që pranojnë dhurata bruto dhe ryshfet nga kompanitë e barnave dhe më pas kthehen tek ju dhe u japin ato barna.

Një studim i ri i botuar në British Medical Journal, i titulluar “Mbrojtja e mjekëve të karrierës së hershme nga ndikimi tregtar”, zbulon një prirje shqetësuese të mjekëve të rinj, që brumosen dhe përdoren nga kompanitë farmaceutike, për t’u përdorur si pengje për të promovuar barna të reja. Ky ndikim është i përhapur, veçanërisht në fushën e menaxhimit të dhimbjes dhe kardiologjisë, dy fusha mjekësore ku çështjet themelore shëndetësore nuk diagnostikohen ose/dhe nuk trajtohen siç duhet.

Studimi paralajmëron kompanitë farmaceutike se diktojnë kujdesin shëndetësor përmes ryshfetit.

Studimi zbulon se kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e pajisjeve mjekësore po synojnë mjekët në fillim të karrierës së tyre. Mjekët joshen nga pagesat e një shume të madhe, trajnimet e sponsorizuara, ushqimet e bollshme dhe mundësitë e tjera të karrierës. Në këtë mjedis të korruptuar, përfaqësuesit e kompanive të barnave shpresojnë “të kultivojnë marrëdhënie të ndërsjella afatgjata”.

“Në fund të fundit, këto marrëdhënie kërcënojnë qëndrueshmërinë e kujdesit shëndetësor dhe i ekspozojnë pacientët ndaj rrezikut ose dëmtimit të panevojshëm”, thonë autorët e studimit Alice Fabbri, Ph.D. dhe Quinn Grundy, Ph.D.

Një studim i publikuar në JAMA Internal Medicine ndoqi 5,533 kardiologë të rinj amerikanë. Shumica (73%) pranuan “pagesat e marketingut të industrisë” para se të diplomoheshin. Një pjesë prej 88% e tyre vazhduan të merrnin çeqe nga kompanitë farmaceutike në vitet e para pas diplomimit. Vetëm afro 12% e kardiologëve të rinj, mbetën të pavarur nga ndikimi i industrisë farmaceutike.

Ndikimi i industrisë së barnave është shtrirë në fusha mjekësore që janë “proces intensive” dhe përdorin më shumë teknologji. Studimi zbuloi se 80% e mjekëve në këto fusha merrnin para nga Big Pharma përpara se të diplomoheshin dhe deri në 96% morën para nga kompanitë e barnave në vitet e para pas diplomimit.

Më shumë pagesa ‘cash’ për barnat u jepen kardiologëve, krahasuar me çdo lloj specialisti tjetër. Në një nga studimet, 184 nga 195 drejtorët e laboratorëve të kateterizimit kardiak dhe elektrofiziologjisë merrnin rregullisht pagesa nga industria farmaceutike. Vetëm 11 prej tyre refuzuan paratë e Big Pharma atë vit kalendarik. Sipas një analize të vitit 2018, pagesat e industrisë të marra nga kardiologët ndahen në 12 kategori të njohura, duke përfshirë:

– Ushqim dhe pije;
– Argëtim;
– Udhëtim dhe akomodim;
– Tarifa konsulence;
– Dhurata;
– Kontribut bamirësie;
– Kompensim për të shërbyer si instruktor ose folës për një program të paakredituar dhe të paçertifikuar të edukimit të vazhdueshëm;
– Rimbursim për shërbime të tjera përveç këshillimit, duke përfshirë shërbimin si profesor ose folës në një mjedis të ndryshëm nga programi i edukimit të vazhdueshëm;
– Arsimim;
– Grante;
– Nderime honorifike;
– Të drejtat ose liçenca;

Paratë e kompanive të barnave po ndikojnë seriozisht në praktikat diagnostikuese dhe të recetave të mjekëve të rinj.

Këto pagesa nga Big Pharma në fund të fundit ndikojnë në vendimmarrjen e mjekut, duke manipuluar mënyrën sesi ata mendojnë, si diagnostikojnë dhe çfarë përshkruajnë. “Edhe marrja e vakteve me vlerë të ulët, të sponsorizuara nga industria shoqërohet me rritjen e përshkrimit të ilaçit të markës së promovuar”, raportuan Fabbri dhe Grundy.

Një studim i JAMA Internal Medicine i vitit 2016 gjurmoi praktikat e përshkrimit të 2,444 mjekëve dhe efektin e propagandës së kompanive të barnave në praktikat e tyre të përshkrimit. Studimi zbuloi se ndërsa pagesat e industrisë rriteshin, mjekët ishin më të gatshëm të përshkruanin verbërisht statina të markave.

Kjo praktikë e nxituar e recetave mund të humbasë faktorët dhe patologjitë themelore që shkaktojnë problemet kardiovaskulare në çdo pacient. Përshkrimi verbërisht i statinave për çdo pacient humbet sinjale të rëndësishme qelizore, hormonale dhe inflamatore, duke shkaktuar probleme të mëtejshme shëndetësore. Sot, statinat rekomandohen për adoleshentët deri në 15 vjeç, nëse tregojnë ndonjë shenjë të kolesterolit të lartë.

E njëjta tendencë mund të shihet me mjekët që shtojnë recetat e opioideve për lehtësimin e dhimbjes. Studimet tregojnë se rritja e pagesave për industrinë farmaceutike inkurajon më shumë mjekë të përshkruajnë opioidet, duke injoruar problemet themelore të dhimbjes dhe duke shkaktuar rezultate serioze për pacientët. Të njëjtat çështje po ndodhin në industrinë e kancerit, industrinë e vaksinave, etj.

Shkollat ​​mjekësore bashkëpunëtore

Sipas projektimit, shkollat ​​​​mjekësore dështojnë të adresojnë këtë sistematikë (në mbarë botën do të shtoja). Duke pranuar paratë e kompanive të barnave, mjekët e rinj po minojnë integritetin e tyre, duke u përfshirë në konflikte interesi që minojnë aftësitë e tyre dhe kërcënojnë të ardhmen e kujdesit ndaj pacientëve, si dhe besimin në industri.

“Ndërhyrjet edukative duhet të sfidojnë besimin e përbashkët midis profesionistëve të shëndetësisë, se ata janë imunë ndaj ndikimit tregtar, t’i mësojnë ata sesi të vlerësojnë në mënyrë kritike informacionin që marrin nga industria … dhe t’i drejtojnë ato drejt burimeve të pavarura të informacionit të përshkrimit”, komentuan Fabbri dhe Grundy. .

Në vend që ta pranojnë marrëveshjen e fshehtë si normale, studentët e mjekësisë duhet të trajnohen për të njohur kur marrëdhëniet e industrisë pengojnë aftësinë e tyre për të adresuar objektivisht çështjet shëndetësore në pacientët e tyre.

Por për ta bërë këtë, profesorët e universitetit, të gjithë të korruptuar dhe disa në postet e tyre nga regjimi, do të duhet të ndryshojnë… të zhduken dhe të zëvendësohen nga të tjerë, që janë shkencëtarë seriozë, që respektojnë punën e tyre dhe nuk shiten tek farmaceutikët… Ne si studiues deklarojmë se personalisht besojmë se problemi mund të zgjidhet vetëm duke hequr të gjitha barnat dhe duke ndaluar barnat kimike.

Vetëm nëse interesat e mëdha zhduken, bota do të jetë në gjendje të rifitojë shëndetin e saj. Ne presim që kjo të ndodhë në ditët tona kur më në fund të gjitha kokat janë ngrënë. Deri atëherë për fat të keq personalisht nuk kemi besim në mjekët dhe tek çdo ilaç/helm që ata përshkruajnë.

Nëse do të kisha fëmijët e mi tani, betohem që nuk do t’u bëja asnjë vaksinë. Por 20 vite më parë, unë isha një nga ato delet që besoja se mendimi i mjekëve ishte një ilaç, duke mos bërë asnjë kërkim dhe duke qenë në flluskën time i izoluar. Nga e cila, natyrisht, u largova ndjeshëm rreth një dekadë më parë, kur diçka më tronditi dhe më detyroi të filloja kërkimet.

Kështu që hulumtoni! Sidomos në lidhje me shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijëve tuaj, hulumtoni sa më shumë dhe gjithmonë mendoni thjesht dhe në mënyrë racionale. Mendoni thjesht dhe jo në formë komplekse. Dhe mendimi i parë i thjeshtë që duhet të bëni është që, meqënese disa njerez po bëjnë para nga sëmundja jonë, shumë para do të thoja, nuk u intereson aspak që ne të jemi të shëndetshëm.

Edhe ju, ndiqni paratë, Follow the Monew!

Është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurtë për të nxjerrë konkluzione të drejta për ju dhe për mjeko-farmaceutikën.

Previous Story

BE Voton për Luftën Kundër Moskës!

Next Story

Tërmet në Malin Athos - Për më shumë se 3 Muaj Lëkujdje të Vazhdueshme - Frika e një Tërmeti Tjetër të Fuqishëm

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,