Stjuardesa Tregon Diçka për Avionët

/

Një stjuardesë postoi një video në TikTok ku zbuloi disa gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë në aeroplan.

Një nga gjërat që ajo renditi ishte që të mos flini kurrë, duke mbajtur kokën në dritare, pasi është e pashëndetshme.

“Nuk je i vetmi që e ke bërë këtë, por nuk e di sesa të papastra janë ato”.

Asnjëherë nuk e dini nëse dhe sa shpesh dezinfektohen dritaret e avionit, kështu që është më mirë të shmangni mikrobet që me siguri ekzistojnë.

Çfarë tjetër këshillon stjuardesa?

Përveç gjumit në dritare, tha se pasagjerët nuk duhet të prekin kurrë butonin e shpëlarjes ose levën me duar të zhveshura, sepse është “shumë johigjienike” dhe këshillon përdorimin e një peshqiri letre për prekjen.

Një tjetër ‘mos’ është që të mos vishni pantallona të shkurtra në aeroplan, ose të paktën përpiquni të mos vishni. Ajo shpjegoi se kjo është për një arsye të ngjashme higjene, por edhe në rast se do të duhet të dilni nga dera e emergjencës, për të mos përsuar dëmtime të gjymtyrëve.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e pirjes së ujit gjatë një fluturimi dhe qëndrimit të hidratuar.

Së fundi, ajo tha se nuk duhet të kesh ndrojë të njoftosh stjuardesat nëse ndihesh i sëmurë gjatë fluturimit, apo të nevojitet ndonjë shërbim.

***

Me pak fjalë, stjuardesa na shpjegoi se në avionë mungesa e higjenës qënka prezente.

Previous Story

Rusi: Qyteti Rus Tikhoretsk Është në Gjendje të Jashtëzakonshme pas Një Sulmi me Dronë Ukrainas

Next Story

Kupola e Hezbollahut Thuajse e Asgjësuar

Latest from Info