Erdogan për Scholz: “Ne Presim Mbështetje për Zgjidhjen e Çështjes VISA të Hyrjes së Shtetasve Turq në Vendet e Zonës Schengen”!

/

Presidenti Erdogan theksoi se “Turqia dhe Gjermania janë dy aleatë me marrëdhënie dhe lidhje të thella”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz në New York, ku të dy liderët ndodhen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara.

Takimi u zhvillua në “Shtëpinë e Turqisë” në metropolin amerikan, ku është vendosur presidenti Erdogan dhe sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, në axhendën e dy liderëve dominuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Gjermani, “rigjallërimi i procesit të integrimit të Turqisë në Bashkimin Europian” dhe lufta Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Në njoftimin e presidencës turke thuhet se gjatë takimit, presidenti Erdogan theksoi se “Turqia dhe Gjermania janë dy aleatë me marrëdhënie dhe lidhje të rrënjosura”, se “vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar dhe shtuar mundësitë” dhe se “Turqia është e gatshme për hapa nga të cilat përfitojnë të dy vendet”.

Ai e quajti gjithashtu “të nevojshme rigjallërimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Europian”, ndërsa theksoi se “Turqia pret mbështetje nga Gjermania për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e vizave” për hyrjen e shtetasve turq në vendet e zonës Schengen.

Presidenti i Turqisë pohoi gjithashtu se “Izraeli kërkon të zgjerojë ciklin e dhunës”, “nuk sheh asnjë të keqe në shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut” dhe “mbështetja e vendeve perëndimore për Izraelin ka çuar në masakra të paprecedent në Gaza dhe e ka bërë Izraelin edhe më të pafytyrë”.

Previous Story

Tërmet i Fuqishëm 6,4 Ballë në Indonezi

Next Story

Bashar al-Assad Kërcënon Izraelin

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,