Ajo është personi më i çuditshëm në botë, për disa, më satanikja për disa të tjerë dhe padyshim performanca që kënaq disa të tjerë. Paraqitjet e saj janë provokuese, videoklipet e saj janë shokuese dhe muzika e saj është tronditëse shpesh herë, ngarkuar në tinguj dhe ritëm aspak të paqtë.
Botën po flet për përfshirjen e saj në rite apo rituale satanike, që zhvillohen kryesisht në Londër.
Stafi i Hotel Intercontinental, për shembull, në Londër, mbeti i shtangur, gojëhapur dhe i frikësuar njëkohësisht, kur hynë në dhomën ku po qëndronte Lady Gaga dhe panë një banjë ngjyrë të kuqe flakë. Mendimi i tyre i parë ishte se ishte gjak dhe me të vërtetë skena u kujtoi një ceremoni të magjisë së zezë.
Këngëtarja 25-vjeçare përhapi terror teksa largohej nga hoteli, pasi të gjithë besojnë se ajo ka marrë pjesë në ceremoni, të cilat ajo i quan “shpirtra”.
Është ende e paqartë nëse substanca e kuqe ishte në të vërtetë gjak, por me sa duket është e pranueshme për shumë njerëz të mendojnë se, Gaga është e aftë për një gjë të tillë. Dhe si çdo satanisti, i pëlqen të tërhqeë vëmendjen, të impresionojë dhe ndikojë, ky është qëllimi fundor!
Kombinimi i personalitetit të saj provokues, temave muzikore dhe imazhit publik, i cili shpesh përfshin elemente të makabritetit dhe okultizmit, janë elementë që çojnë shumivën e publikut të mendojë për devijanvën e saj shpirtëroro-ritualiste dhe përkatësinë e saj rilixhioze.
Vlen të përmendet kënga e saj “Judas”, e cila përmban referenca biblike dhe eksploron tema të tradhtisë dhe shpengimit.
Ndaj dhe rrethohet me opinione dhe komente për lidhje të saj me okultizmin ose Satanizmin, veçanërisht në kontekstin e kulturës pop.
Shfaqjet e Lady Gaga-s, të cilat shpesh përfshijnë kostume të përpunuara dhe elemente teatrale, kanë krijuar bindjen e thellë për përkatësinë e saj si sataniste.
Janë disa që kërkojnë prova për të vërtetuar lidhjen e saj me Satanin. Po i drejtojmë drejt shfaqjeve të saj, sjelljeve, veshjeve, këngëve, për të përthithur dhe analizuar mesazhet që përcjell.
Teksa vendos dy brirët e djallit dhe shfaqet në skenë, për një këngë erotike, nuk pretendojmë dot se po predikon krishtërim, apo edhe islam, as paqe dhe as harmoni.
Media dhe Hollywood-i po rezultojnë dy instru,entat më të fortë në duart e sistemit të Satanit.
Ndoshta besimtarët, njerëzit e paqes dhe harmonisë, normalitetit dhe dritës, duhet të jenë shumë më shumë prezent në Media dhe rrjete sociale, për të kuptuar që jemi, ekzistojmë dhe jemi shumë, shumë më shumë sesa imagjinojnë të pangjashmit me ne.