Një pronar restoranti dyshohet se po mban peng punëtorët e tij.
Pengmarrja po ndodh në periferinë e Parisit, Issy les Moulineaux.
Policia ka rrethuar lagjen, ndërsa ende nuk dihet motivi.
Grilat metalike jashtë restorantit thuhet se janë të mbyllura, duke e bërë të vështirë përcaktimin se çfarë po ndodh brenda në lidhje me situatën e pengjeve.
Sipas mediave franceze, banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi është ndalur.