Moska: Përgjigjja do të jetë e menjëhershme!
Pas raportimeve se Uashingtoni i kishte dhënë Kievit lejen për të nisur sulme thellë në Rusi, me raketa të prodhuara nga SHBA, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha këtë mbrëmje se “raketat flasin vetë” dhe “gjëra të tilla nuk njoftohen”.
“Sulmet nuk verbalizohen apo lajmërohen. Raketat do të flasin vetë, sigurisht”, tha Zelensky.
Uashingtoni i ka dhënë Kievit lejen për të bombarduar territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara për ushtrinë ukrainase nga SHBA-të, thanë sot dy zyrtarë dhe një burim i sigurtë informacioni, mes një ndryshimi të madh në politikën e SHBA-së në luftën e Ukrainës.
Moska: Do të përgjigjemi menjëherë!
Vladimir Dzabarov, nënkryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës, tha sot se “vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe do të marrë një përgjigje të shpejtë”, sipas agjencia ruse e lajmeve TASS, duke thënë se do të jetë e menjëhershme.
Varshava deklaron: Kjo është “gjuha që kupton presidenti rus Putin”!
Autorizimi i Uashingtonit për Kievin për të goditur territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi është një “gjuhë që (presidenti rus Vladimir) Putin e kupton”, tha ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski.
“Me hyrjen e trupave të Koresë së Veriut në luftë dhe sulmin masiv me raketa ruse, Presidenti amerikan Joe Biden u përgjigj me të njëjtën gjuhë që Putin e kupton”, tha Sikorsky për X.
Sipas ministrit polak, “viktima e një sulmi ka të drejtë të mbrohet”.
Polonia ka mbetur një mbështetëse e vendosur e Kievit që nga fillimi i ndërhyrjes ruse.
Rrjeti energjetik i Ukrainës tashmë i dëmtuar rëndë u vu nën një nga sulmet më të mëdha ruse ditën e sotme dhe dje.