Akt Terrorist në Izrael: Automjet Shtypi Njerëz në Stacion Autobuzi!

/

Terroristi ndodhet në duart e Policisë dhe është shmangur mundësia për tjetër sulm, apo për zhdukje të tij.

Të paktën 10 persona u plagosën nga makina që i shtypi, teksa ndodheshin në stacionin e autobuzit pranë Pardes Hanna, sipas policisë izraelite.

Të paktën një person mjekohet në gjendje kritike, por edhe katër persona të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Policia deklaron se, automjeti shtoi shpejtësinë dhe iu drejtua stacionit të autobuzit duke goditur një grup njerëzish në Karkur Junction.

Më pas terroristi, u përpoq të vazhdonte rrugëtimin, por ra mbi një automjet policie që u ndodh atje, ndërsa të tjera automjete u vunë në ndjekje të tij, duke e kapur pas pak minuta.

Channel 12 njofton se terroristi është 24 vjeç, arab nga komuniteti Ma’ale Iron, që funksionon pranë Haifa.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kush po e Kërkon Luftën? - Dënimi i Serbo-Boshnjakut Milorad Dodik Është Hapi i Parë Drejt Destabilitetit

Next Story

Protestë Madhështore në Athinë, Selanik & në të Gjitha Qytetet e Greqisë

Latest from Info