Një projekt gjigant që nuk u përfundua.
Me kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore që po i afrohej Europës dhe Azisë, frika nga përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore i ka shtyrë shumë njerëz të ndërtojnë strehime.
Një frikë që duket se ekzistonte në dekadat e mëparshme, që gjatë Luftës së Ftohtë, shtyu disa për ndërtimin e një strehimi të madh në Groenlandë, ku mund të strehonte disa mijëra njerëz në rast të një sulmi bërthamor.
Strehimi gjigant përbëhej nga 2 milje tunele të ngrira ku mund të gjeje edhe një kishë, madje edhe raketahedhës.
Projekti gjigant quhej Projekti “Krimbi i Akullit” dhe është një nga vendet më të sigurta në planet.
Në fakt, ishte projektuar të kishte qindra raketa balistike që mund të godisnin Rusinë.
U ndërtua nga amerikanët dhe u varros nën akull në pjesën daneze të Groenlandës.
Deri në vitin 1979, megjithëse vendi u përkiste danezëve, qeveria e Danimarkës as nuk dinte për ekzistencën e këtij strehimi gjigant.
Plani u braktis, pasi akulli konsiderohej një faktor i paqëndrueshëm që mund të çonte në shembjen e strehimit.
Gjithsesi, janë është atje dhe mund të rezultojë i nevojshëm, ndoshta dhe shpëtues në rast të një përplasjeje apo lufte të nxehtë.

