“Trump është simboli i së djathtës!”
Partia, e frymëzuar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, do të lançohet zyrtarisht më 30 nëntor.
Kush është themeluesi i saj dhe cilët janë të përfshirë?
Një parti e re e së djathtës, me emrin TRUMP është krijuar në Belgjikë, duke shkaktuar sensacion në vend dhe në Bruksel, në “zemrën” e Bashkimit Europian. Partia u themelua nga Salvatore Nicotra, ish president i Frontit Kombëtar Belg.
Themelimi i partisë së djathtë, do të shpalltet zyrtarisht më 30 nëntor.
Emri TRUMP dhe mesazh i fortë i partisë!
Sipas rrjetit belg BRUZZ, emri TRUMP është një akronim për frazën “Tous Réunis pour l’Union des Mouvements Populistes” (të Gjithë të Bashkuar për Bashkimin e Lëvizjeve Populiste).
Nicotra tha se Donald Trump është simboli i së djathtës, lëvizjet populiste, duke shprehur plotësisht vlerat që partia e re dëshiron të përfaqësojë.
“Donald Trump përfaqëson pikërisht atë që ne përfaqësojmë”, tha Nicotra.
TRUMP u krijua nëpërmjet bashkimit të lëvizjeve më të vogla të ekstremit të djathtë në Wallonia, siç janë Chez Nous dhe Fronti Kombëtar (NF).
Ndryshe nga Vlaams Belang, partia më e madhe e ekstremit të djathtë në Flandër, TRUMP thotë se do të kërkojë prani, si në zgjedhjet kombëtare, ashtu edhe në zgjedhjet europiane të vitit 2029.
“Ne jemi një parti populiste e krahut të djathtë me një orientim social”, tha Nicotra, i cili shërbeu si këshilltar i qytetit në Saint-Gilles, Bruksel (1994–2000) dhe nuk e përjashton mundësinë e kandidimit përsëri në zgjedhjet komunale.
Bashkëthemeluesit dhe prezantimi
Bashkëthemeluesit janë Emmanuel Licari, një ish anëtar i “Vlaams Belang”, i cili u përjashtua nga partia pasi bëri deklarata që dikur nuk u pranuan si të përshtashme.
Prezantimi zyrtar i TRUMP është planifikuar për 30 nëntor, duke shënuar hyrjen e një formacioni të ri të djathtë në skenën politike belge, këtë herë nën “hijen” dhe ndikimin e emrit TRUMP.


