FSB: “Britanikët & Ukrainasit Donin të Rrëzonin MiG-31 & të Provokonin Luftën e Tretë Botërore”!

/

Moska akuzon Londrën se po planifikonte rrëzimin e avionit luftarak rus nga sistemet e mbrojtjes ajrore të bazës së NATO-s në Konstancë!

FSB njoftoi se piloti rus, të cilin ukrainasit dhe britanikët do të përpiqeshin ta rekrutonin, do të fluturonte me avionin luftarak MiG-31 dhe raketën hipersonike Kinzhal drejt bazës ajrore të NATO-s në Konstancë, Rumani, në mënyrë që të rrëzohej nga sistemet e mbrojtjes ajrore!

“Shërbimi i inteligjencës ukrainase më pas planifikoi të dërgonte avionin e armatosur me një raketë Kinzhal në zonën e bazës ajrore më të madhe të NATO-s në Europën Juglindore, e vendosur në qytetin e Konstancës në Rumani, ku mund të ishte rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.”

Në Konstanca, në bregdetin e Detit të Zi, NATO ndërtoi bazën e saj më të madhe ajrore në tokën europiane, e cila zë një sipërfaqe prej 30 mijë hektarësh.

Shkurt, FSB thotë se Ukraina dhe Britania po planifikonin një “provokim” në shkallë të gjerë për të filluar një Luftë të Tretë Botërore!

Në fakt, donin një provokim për të aktivizuar Nenin 5 të NATO-s, që do të nënkuptonte luftë totale kundër Rusisë.

Kjo nga ana tjetër do të thoshte pranimi i menjëhershëm i Kinës në anën e Rusisë, dhe rezultati do të ishte tragjik për të gjithë banorët e planetit.

Disa qarqe në Londër (nëse akuzat e FSB-së janë të vërteta) kanë përshtypjen se armët bërthamore të amerikanëve “do të jenë më efektive” sesa ato të rusëve dhe po luajnë me jetën e të gjithëve.

GUR-i ukrainas u përpoq të rekrutonte pilotë rusë për të vjedhur MiG-31 duke u ofruar atyre 3 milionë dollarë.

“Masat e marra penguan planet e shërbimeve të inteligjencës ukrainase dhe britanike për një provokim në shkallë të gjerë”, vuri në dukje RIA.

Televizioni shtetëror rus shfaqi imazhe të mesazheve dhe transmetoi regjistrime audio nga një burrë që dyshohet se punon për shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe britanike.

Ai i ofroi një piloti rus 3 milionë dollarë për të fluturuar një MiG-31 në Europë, duke shtuar se pilotit i ishte ofruar edhe nënshtetësi e huaj.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Stallone do të Largohet nga New York-u Pas Zgjedhjes së Mamdanit

Next Story

Senatori John Neely Kennedy Shënjestron Drejtpërdrejt George Soros-in

Latest from Info