Mbreti Çarli i III drejt abdikimit dhe Princi Uilliam do të kurorëzohet Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Gjendja shëndetësore e mbretit Çarli III është shumë e rëndë, si rezultat i së cilës në Britani kanë filluar procedurat për trashëgiminë e fronit, me princin Uilliam që do të jetë monarku i ardhshëm, ndërkohë që Çarli e kishte pritur me dekada marrjen e detyrës si mbret. Më në fund do të qëndrojë më pak se një vit, për shkak të tumorit të avancuar, sipas diagnostikimit të mjekëve.
“Një skenar është që mbreti i sëmurë vendos të abdikojë dhe të kujdeset për shëndetin e tij. Ky proces përshpejtohet nëse Çarli ndërron jetë përpara abdikimit, duke sjellë mbretërimin e mbretit Uilliam V, nëse ai nuk zgjedh një emër tjetër. Në këtë rast lind një pyetje: Çfarë do të ndodhë më pas me Queen Consort Camilla?”, shkruan USAtoday.
Kur të vijë fati për mbretin, gjithçka do të ndryshojë përsëri, gjithçka, monedhat, stema, firmat, e vetmja gjë që nuk do të ndryshojë është përpikëria angleze që tashmë ka planin për ditën e varrimit.
Në pallat do të ndryshojnë shumë, jo vetëm mbreti, por edhe e gjithë linja e pasardhësve dhe titujt që do të kenë anëtarët e familjes mbretërore.
Kur do të kurorëzohet mbreti i ri?
Në hierarkinë e re, Kate do të jetë mbretëreshë dhe fëmijët e saj me Uilliam do të jenë princat e kurorës, që nga dita e parë do të përgatiten për fronëzimin e mbretit.
“Kurorëzimi i Princit Uilliam nuk do të ndodhë me muaj pas vdekjes së babait të tij, por ai do të jetë mbreti i ri në momentin që Çarli ndërron jetë. Uilliam ka të ngjarë t’i drejtohet kombit vetë, që trupi i mbretit Çarl të zhvendoset nga dhoma e fronit të Pallatit Buckingham në Westminster Hall”, sipas Cosmopolitan.
Princi George do të bëhet Duka i Cornwall në Angli dhe Duka i Roxburgh në Skoci.
Sipas ekspertëve mbretërorë, funerali do të bëhet pas 9 ditësh, pas funeralit Camilla do të jetojë në një rezidencë tjetër mbretërore.
“Përsa i përket vendit ku do të jetojë, ndoshta do të jetë ndonjë nga rezidencat e shumta mbretërore, gjë që do të varet edhe nga dëshira e bashkëshortit të saj, por në fund të fundit mbreti i ri do të marrë vendimin”, shkruan USAtoday.
Specialet e BBC gati
Gjatë gjithë këtyre ditëve të gjithë flasin për funeralin apo largimin e Çarlit, kjo është e vetmja temë në lajme dhe duket qartë se televizioni do të luajë një rol qendror veçanërisht në rast se ndodh ngjarja fatale.
Varrimi do të bëhet në varret mbretërore në Windsor, ndërsa mbreti i ri do të nisë menjëherë një turne jashtë shtetit.
Si kanë ndërruar jetë mbretërit Çarl të Anglisë!
Mbreti aktual Çarli është emri i tretë i këtij emri.
Çarli i Parë është ekzekutuar në vitin 1649.
“Një dokument çoi në ekzekutimin e Çarlit I dhe sunduesi pasues ishte Oliver Cromwell. Çarli u gjykua në Dhomën e Komunave dhe u ekzekutua më 30 janar 1649. Pas rivendosjes së Monarkisë në vitin 1660, Urdhri i Vdekjes u përdor për të gjetur komisionerët që e kishin nënshkruar dokumentin dhe e kishin ndjekur penalisht për tradhti.”
Çarli II jetoi një jetë po aq aventureske si Çarli I, por vdiq nga shkaqe patologjike.
“Mbreti nuk kishte fëmijë të ligjshëm dhe ai e dinte mirë se skocezët e shikonin me alarm mundësinë që vëllai i tij katolik romak Xhejms ta pasonte. Çarli ndëroi jetë pas një goditjeje në vitin 1685.”
Shumëçka u dëgjua pas vdekjes së tij me hetimin mjekësor që përjashtoi skenarët fantastikë të komplotit dhe ia atribuoi vdekjen një problemi mjekësor.
#year2024
This site is fabulous. The radiant material shows the essayist’s enthusiasm. I’m dumbfounded and envision more such astonishing presents.