Një person i armatosur godeti me thikë civilë, duke përfshirë një oficer policie, përpara se të arrestohej, gjatë një transmetimi direkt (live) në YouTube, në Gjermani.
Incidenti ndodhi në qytetin Mannheim kur anti-islamisti Michael Stuerzenberger po fliste në një aktivitet të Lëvizjes Qytetare Pax Europa (BPE), një grup që mbështet “islamizimin” e Europës.
Kaosi shpërtheu në ngjarje kur një burrë i veshur me një xhaketë të errët me kapuç dhe tuta, goditi një viktimë, që besohet të ishte Stuerzenberger, viktima ra në tokë dhe vrasësi filloi të tundte me dhunë një teh thike të madhe drejt tij, duke shkaktuar tronditje dhe panik tek të pranishmit.
Kalimtarë të tjerë nxituan për të ndihmuar dhe u përpoqën ta largonin sulmuesin nga viktima e tij, por vrasësi i mundshëm u hodh mbi viktimën e gjakosur për herë të dytë.
Policia shkoi pothuajse menjëherë në vendngjarje, por jo më parë se sulmuesi të linte dy persona të gjakosur në tokë.
Një oficer e goditi sulmuesin, por nuk arriti të kontrollonte tehun, duke e lejuar atë t’ja zhyste në bust.
Ndërsa personi i armatosur nuk reagon ndaj asnjë urdhri të policisë, oficerët hapën zjarr nga disa metra larg, duke e detyruar atë të binte në tokë.
Kjo është Europa e pseudo multikulturalizmit, kjo është Europa e kufijve të shpërthyer dhe jashtë kontrolli, kjo është Europa e klandestinëve dhe e lëvizjeve të pakontrolluara demografike nga Lindja e Mesme dhe e Largët, nga Afrika dhe Azia.
Kjo është Europa e pafuqishme për t’u dalë zot qytetarëve të saj, kjo është Europa me rend të kufizuar, me siguri të munguar dhe me kërcënimin e përminutshëm se qytetarë të saj mund të humbasin jetën nga thika e një vrasësi, e një islamisti, e një krimineli, e një hajduti, që në vend të respektojë Europën ku e pranuan jashtë çdo kriteri, po i vret asaj banorët, qytetarët e saj.
Ku janë shtetet dhe qeverisë e Europës? Ku është BE, pse nuk reagon, teksa raste dhe ngjarje të tilla po bëhen përditshmëri në të gjitha qytetet e Bashkimit Europian?
Shumë shpejt mesa duket e djathta ekstreme do të jetë forcë e parë në shumicën e vendeve të BE-së dhe kjo do të jetë zgjidhja që popujt do i japin vetes, për më shumë rend dhe siguri, ekonomi më të mirë dhe kufij të sigurtë.
Në Europën e kombeve, shteteve dhe territoreve duhet të ketë kufij, liri dhe të drejta që duhen respektuar, prej atyre që pranohen për të jetuar pes europianësh.