Koha dhe vendi i inaugurimit mund të zhvendoset sërish.
Kortezhi i tij po pajiset me mjete antidrone.
Arsye të pastra që lidhen me sigurinë dhe rreziku i asgjësimit, dhe jo kushtet atmosferike, çuan në ndryshimin e vendndodhjes së inaugurimit të Presidentit të ri amerikan Donald Trump (nga inaugurimi i hapur në sallën e mbyllur të Kapitolit).
Informacionet e minutës së fundit bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që inaugurimi të bëhet përfundimisht në Shtëpinë e Bardhë, sonte, me orën amerikane, sapo ora të kthehet në 20 janar!
E gjithë kjo ndërsa dhjetëra makina të blinduara të Shërbimit Sekret me pajisje antidrone u shfaqën për të marrë presidentin e ri dhe për ta mbrojtur atë nga një sulm ajror!
— Elon Musk (@elonmusk) January 19, 2025
Masat e sigurisë përputhen me rrezikun që Donald Trump përjetoi në dy tentativa për vrasje, gjatë periudhës zgjedhore dhe natyrisht me numrin e madh të armiqve të tij të paspecifikuar në mbarë botën: nga Presidenti i Ukrainës V. Zelenski i cili tani “po luan me jetën e tij”, nga vendimet e Donald Trump ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer dhe drejtuesve të axhendës globale “woke”.
Komentatori konservator Glenn Beck dha versionin e tij se pse ai beson se Presidenti i zgjedhur Donald Trump zgjodhi ta zhvendoste inaugurimin e tij brenda.
Ai sugjeroi se ishte një vendim i nxitur nga shqetësimet në rritje të sigurisë dhe një ndjenjë e përshkallëzuar rreziku pas disa atentateve ndaj tij.
Në një episod të fundit të podcast-it, Beck paralajmëroi se trazirat politike dhe kërcënimet në rritje kundër Trump, kanë çuar në një fushatë të paprecedent.
Beck spekuloi se vendimi për të mbajtur ngjarjen në ambiente të mbyllura, larg turmës së madhe që pritej të merrte pjesë, ishte jo vetëm një çështje kujdesi, por edhe rezultat i retorikës së dhunshme dhe kërcënimeve që synonin Trump-in.
“Unë mendoj se kjo është arsyeja pse ata po e zhvendosin betimin brenda. Ata po zhvendosin të gjithë zyrtarët brenda”, tha Beck.
Ndërsa Trump ia atribuoi ndryshimin e papritur temperaturave të ftohta, të cilat pritet të bien edhe më tej, ndërsa Beck thotë se arsyeja e vërtetë mund të lidhet me shqetësimet për sigurinë personale të Trump.
Beck thotë se ai beson se administrata po ndryshon planet e inaugurimit sepse Trump është nën kërcënim të madh.
“A e dini se sa para do të humbasin për shkak të Donald Trump? A e dini se sa pushtet do të humbasë për shkak të Donald Trump dhe të gjithë atyre që do të zëvendësohen?”, theksoi Beck.
“A ka kuptim që po e lëvizin për shkak të të ftohtit? Unë do t’ju them: ai ka punësuar kompaninë e tij private të sigurisë dhe nuk ia lë Shërbimit Sekret. Është për të mbrojtur njerëzit nga moti apo për të mbrojtur vetë Trumpin? Në një mënyrë apo tjetër, jam i kënaqur që do të jenë të sigurtë.”
Orët e ardhshme do të jenë kritike.