Avioni C-32A i Sekretarit të Mbrojtjes . Luftës të SHBA-ve, Pete Hegseth, pësoi një çarje në xhamin e përparmë gjatë një fluturimi, nga një Samit i NATO-s në Bruksel, ku ndodhej eshe Sekretari i Luftës, duke çuar në një ulje emergjente dhe devijim të fluturimit në RAF Mildenhall në Angli të mërkurën.
Pentagoni deklaroi se problemi erdhi si pasojë e stresit rutinë strukturor, pa raportuar asnjë të lënduar dhe të gjithë pasagjerët ishin të sigurtë.
Hegseth dhe ekipi i tij u transferuan në një aeroplan rezervë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e së mërkurës.
Pas defektit që mund të ishte fatal, avioni humbi më shumë se 10 mijë këmbë lartësi!