“Kanë qenë në paqe vetëm për 16 vite, kanë më shumë se 80 baza ushtarake jashtë vendit!”
Deklarata e Ministrit Kinez të Mbrojtjes mbi sjelljen e SHBA-ve në sferën globale të forcave gjeopolitike ishte veçanërisht e ashpër.
“SHBA-të janë të varura nga lufta”, apo më mirë të themi, janë të etura për luftë, theksoi zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes dhe vazhdoi:
“Kudo ku lëviz makina amerikane e luftës, njerëzit zhyten në mjerim!”


