Presidenti turk Erdogan, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York në delir dhe paranojë njëkohësisht, sulmoi Greqinë, e akuzoi dhe e kërconoi pafund dhe për të kopjuar pak amerikanët në marketingun e tragjikes (që katandis në fund bajate, nëse jo komike) u tregoi pjesëmarrësve, kryetarëve të shteteve, një fotografi me dy fëmijë të vdekur, të mbytur, duke akuzuar Greqinë për vrasjen e tyre.
Në fakt, i duhet thënë Sulltanit që ata fëmijë ishin transportuar nga tregtarët turq të skllevërve së bashku me familjet e tyre, nga thellësia e Turqisë për në Egje dhe tregtarët e refugjatëve i mbytën këta fëmijë dhe shumë të tjerë. Ndërkohë që Bashkimi Europian i ka dhënë Turqisë miliarda për të mbajtur refugjatët në kampe, si dhe e ka detyruar mes marrëveshjes, që të mos lejojë lëvizjen, apo largimin e tyre.
Sulltani gjithashtu apeloi në emër të zemërimit të popullatës myslimane kryesisht, por edhe të disa perëndimorëve (naivët e BEsë) për të marrë masa kundër Greqisë, si dhe për ndëshkimin e saj për krimet e kryera.
“Shohim se persekutimi i emigrantëve po rritet në Detin Egje të Greqisë dhe në Mesdheun Lindor. Ndërsa ne, si Turqi, po luftojmë që trupat e foshnjave të familjes Aylan të mos lagen e jo më të mbyten, Greqia po e kthen Egjeun në një ‘varrezë refugjatësh’ me lëvizjet e saj të paligjshme dhe të pamatura. Javën e kaluar foshnja 9-muajshe Asim dhe Abdulwahab 4-vjeçar vdiqën me familjet e tyre, si pasojë e mbytjes së varkave të tyre nga roja bregdetare greke. Është koha që Europa dhe agjencitë e OKBsë të ndalojnë mizoritë që përbëjnë krime kundër njerëzimit.”
Këto ishin pikërisht fjalët e Erdogan nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pse e bëri?
Që të shfaqet si mbrojtës i muslimanëve kudo në botë dhe si shpirtdhemshur për fatkeqësitë me të cilat përballen. Gjithashtu, në këtë formë mbjell urrejtje, jo vetëm tek turqit, por edhe tek popullatat myslimane jashtë Turqie. Kështu fillimisht ushqen me urrejtje turqit, që më pas ti përdorë si mercenarë në luftë me Greqinë.
Mos kini asnjë dyshim për këtë, qëllimi fundor i Erdoganit është incidenti dhe përplasja me Greqinë.
***
Tani duhet të reagojë politika greke dhe të fajtojë Erdoganin që nuk kontrollon dot kufirin e shtetit të tij dhe nuk përmbush dot kushtet e marrëveshjeve që ka bërë me BEnë për refugjatët.
Politikanët grekë duhet të luajë me të njëjtën monedhë, me të njëjtën formë përballë delirantit Sulltan, që në fund të karrierës së tij politike, mesa duket do të plotësojë profecitë për shpërbërjen dhe copëzimin e Turqisë. Dhe mirë është që turku Erdogan të mos harrojë se çfarë i kanë bërë paraardhësit e tij, popullatave të krishtera në Ballkan dhe Europë, teksa ordhitë otomane i pushtonin.
Mitsotakis nuk ka më kohë të zgajtet dhe të përdorë diplomacinë, nuk ka as hapësirë të fshihet prapa Amerikës dhe Europës. Nuk kanë për ta ndihmuar, përkundrazi, mendoj se janë amerikanët që nxisin dhe mbështesin Sulltanin, për ta kënaqur, që të mos i bashkëngjitet rusit Putin.
Uroj që Greqia të mos ketë në krye të saj një qeveri me antinativistë!