Francë: Vazhdojnë Protestat – Mijëra Qytetarë në Rrugë

/

Mijëra francezë nuk reshtin së protestuari. Në unison dhe të vullnetshëm për të arritur objektivin, francezët janë çdo ditë në rrugë dhe duket se janë i vetmi popull që është zgjuar, për momentin në Europë.

Dje francezët protestonin me slloganin: “Të largohemi nga NATO dhe BE”.

Çmimet e larta janë duke gjunjëzuar ekonominë franceze dhe konsumatorin francez.

Francezët nuk reshtin së protestuari për shkak të krizës ekonomike dhe inflacionit, që vjen si pasojë e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe gjithashtu për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që Franca po i jep Ukrainës me fonde monetare dhe armë.

Edhe një ditë tjetër me mijëra protestues në rrugët e Parisit, i treguan Presidentit Makron vendosmërinë e francezëve për të mos u dorëzuar. Jelekët e Verdhë prezent, formacioni më i organizuar komunitar, këmbëngulës dhe i pathyeshëm në kërkesat e tij.

Thirrjet “të dalin nga NATO” dhe “të dalim nga BE” kanë shqetësuar mjaft qeverinë franceze dhe vetë Presidentin Makron, por që po reziston dhe vazhdon implementimin e axhendës globaliste, europianiste dhe ushtarake, pa pyetur për qytetarët e tij.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ishujt e Mallkuar

Next Story

Zhytet Kievi në Terr

Latest from Info