Korea e Veriut & Korea e Jugut Gati për Luftë – Në Ajër Flota e Kim Drejt Seulit – Kërcënon Amerikën & Japoninë

/

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut gati për luftë, me qindra luftëtarë në ajër, 260 avionë janë nisur drejt Koresë së Jugut, 240 të tjerë janë në gatishmëri!

Situata në Gadishullin Korean mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut po përshkallëzohet për të dytën ditë. Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut tha se, “avionët e saj luftarakë u nxituan të ngriheshin pasi radarët zbuluan rreth 180 avionë të Koresë së Veriut që fluturonin për katër orë sot në veri të kufirit të militarizuar”.

Kjo është një arritje e madhe për Kim Yong Un pasi arriti të ngrinte MiG 17, 19, 21, 23, relativisht avionë të vjetër!

Gjithsej 180 avionë të Koresë së Veriut, 80 avionë luftarakë të Koresë së Jugut së bashku me F-35A ishin në ajër ndërsa 240 avionë të Koresë së Jugut që merrnin pjesë në stërvitjen ‘Vigilant Storm’ me SHBAnë, u vunë në gatishmëri.

Para këtyre fluturimeve të këtyre orëve, Koreja e Veriut kishte proceduar me breshëri artilerie drejt zonës së sigurisë, raketa, ndërsa më 11 shtator lëshoi ​​edhe një raketë ndërkontinentale, e cila sinjalizoi alarmin në Japoninë veriore dhe qendrore.

Në 48 orët e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar rreth 30 raketa, shumica e të cilave ranë në Detin e Japonisë.

Koreja e Veriut fluturoi me 180 avionë.

Avionët fluturuan në Zonën e Çmilitarizuar të Koresë së Veriut, rreth 20km deri në 50km në veri të kufirit midis dy vendeve. Kujtojmë se rreth vijës kufitare ka një zonë “gri” (të çmilitarizuar).

Koreja e Jugut u përgjigj duke ngritur 80 avionë luftarakë, përfshirë F-35A.

“Ushtria jonë zbuloi rreth 180 avionë luftarakë të Koresë së Veriut” që ishin mobilizuar në hapësirën ajrore të Phenianit, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë në Seul, duke shtuar se kishte vendosur “80 avionë luftarakë, përfshirë F-35A”.

Më herët, Koreja e Veriut ka kryer sulme drejt “zonës së sigurisë”, në zonën e kufirit detar të diskutueshëm mes dy shteteve, por tensioni në gadishullin Korean është rritur në 24 orët e fundit.

Në të njëjtën kohë, Seuli dhe Uashingtoni vazhdojnë stërvitjet e tyre të përbashkëta ajrore, më të mëdhatë në historinë e tyre, deri sot, e shtunë, pas testimit, i cili ishte i pasuksesshëm sipas Koresë së Jugut, të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Pheniani. Rreth 240 avionë luftarakë të Koresë së Jugut morën pjesë në stërvitje me SHBA-në, gjë që ka zemëruar Korenë e Veriut.

Sulm bërthamor ndaj SHBAsë ose aleatëve do t’i jepte fund regjimit të Kim. Sekretari i Mbrojtjes i SHBAsë Lloyd Austin tha se, “çdo sulm bërthamor kundër SHBA ose aleatëve të saj nga Koreja e Veriut do të rezultojë në fundin e regjimit të Kim.

Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes (të Koresë së Jugut). Angazhimi ynë gjithëpërfshirës i parandalimit është i palëkundur dhe përfshin një gamë të plotë të aftësive të mbrojtjes bërthamore dhe konvencionale dhe raketore. Të dy vendet planifikojnë t’u kthehen stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë në gadishull.”

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Aromë" Baruti mes Kosovës & Serbisë

Next Story

Itali: Meloni 9.5 Miliardë Euro nga Buxheti për Krizën Energjitike

Latest from Info