OKB i Kërkon Twitter-it të Mos Heqë Filtrat e Dezinformimit – Kush Vallë e Përcakton Çfarë Është Dezinformim?

/

OKBja i kërkon pronarit të Twitter, Elon Musk, të mos heqë filtrat e dezinformimit nga platforma.

Pushimet masive të shpallura nga Musk goditën ekipet e akuzuara për trajtimin e dezinformatave, pra të çensurës.

Politika e re e CEOs së miliarderit të ‘Tesla’, Elon Musk, në Twitter, ka shkaktuar bujë në mbarë botën, pasi ai njoftoi pushime masive nga puna, me të ardhmen e platformës së rrjeteve sociale që nuk duket e ndritshme për disa.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, nga ana e tij i bëri thirrje pronarit të ri të Twitter që të sigurohet që këto të drejta të respektohen në platformën e mediave sociale, mes një letre të hapur të bërë publike të shtunën.

“Unë ju bëj thirrje që të siguroheni që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter nën drejtimin tuaj”, shkroi Turk.

Pushimet masive të Twitter të premten, goditën ekipet që ishin përgjegjëset kryesore për kundërshtimin e dezinformatave që llogaritë përpiqen të publikojnë në rrjetin social.

Sipas mediave amerikane, Elon Musk ka zgjedhur të shkarkojë ekipin e kuratorëve që mbajnë platformën pa dezinformata, vetëm katër ditë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA të martën, më 8 nëntor.

Dy ish punonjës të Twitter dhe një punonjës aktual paralajmëruan se pushimet nga puna mund të sjellin kaos rreth zgjedhjeve, veçanërisht duke goditur ekipet përgjegjëse për kurimin e temave në trend dhe anën inxhinierike të “shëndetit të përdoruesit”, e cila funksionon me moderimin e përmbajtjes dhe integritetin e faqes.

Shkurtimet duket se prekin shumë njerëz, detyra e të cilëve ishte të parandalonin që Twitter të përmbytej me përmbajtje të ndaluar, si gjuha e urrejtjes dhe ngacmimet e synuara, thanë shtatë burimet, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Ndër të tjera, i gjithë ekipi i kurimit, një lloj redaktorësh që mblidhnin tweet-e për një çështje specifike të madhe, si një fatkeqësi natyrore apo tragjedi, është shkarkuar. Qëllimi i tyre ishte t’i jepnin përdoruesit “thellësi” dhe aftësinë për të ndjekur më mirë atë që po ndodh.

Një grup kritik që u prek gjithashtu nga shkurtimet, me shumë largime nga puna, ishte departamenti “Etika, Transparenca dhe Përgjegjshmëria e ML”. Ekipi siguronte që algoritmet të mos diskriminonin grupet minoritare si zezakët.

Vendimi i Elon Musk për të pushuar gjysmën e fuqisë punëtore të Twitter të premten është për shkak të financave të dobëta të kompanisë, me kompaninë tashmë private në rrezik të humbjes së 700 milionë dollarëve në vitin 2023, nëse nuk ul kostot, sipas ‘New York Post’.

Në të njëjtën kohë, reklamuesit kryesorë e braktisën aplikacionin mes veprimeve të Musk, duke përfshirë postimin e tij dhe më pas fshirjen e një artikulli që detajonte një teori konspirative të pabazë në lidhje me sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

General Motors, Audi, General Mills dhe disa kompani të tjera kanë ndaluar reklamat në Twitter javët e fundit.

“Twitter ka pasur një rënie të madhe të të ardhurave për shkak të grupeve aktiviste që u bëjnë presion reklamuesve, edhe pse asgjë nuk ka ndryshuar me moderimin e përmbajtjes dhe ne kemi bërë gjithçka që mundemi për të qetësuar aktivistët”, shkroi Musk në Twitter të premten. “Jashtëzakonisht konfuze! Ata po përpiqen të shkatërrojnë fjalën e lirë në Amerikë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Deklarata e Tmerrshme e Biden

Next Story

Nga Boja e Vajit, i Veshur në të Zeza Shfaqet, Jep Madata nga Lufta

Latest from Info