Programi Pilot i Dollarit Dixhital

/

“Programi Pilot i Dollarit Dixhital” i shpallur nga FED i New York, mos ndoshta vjen për të kontrolluar sjelljet e konsumatorit, të çdo individi?

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të hyjnë në një recesion të qëllimshëm ekonomik, që përfundimisht mund të çojë në një recesion të plotë, Rezerva Federale ka njoftuar për një “program pilot të monedhës dixhitale” në 12 bankat e saj, monedhë mes të cilës qeveria do të jetë në gjendje të kontrollojë zakonet dhe sjelljet e çdo personi.

Presidentja e Bankës së Rezervës Federale të Kansas City, Esther George tha në një intervistë se inflacioni rrezikon të rrënjoset në ekonomi, duke e bërë të vështirë për Rezervën Federale të luftojë (ulë) inflacionin pa recesion. Esther George tha se puna është shtytësi i inflacionit, në vend të mungesave në zinxhirin e furnizimit apo prodhimit, sfida e vërtetë për politikëbërësit është t’i japin fund rritjes së normave. Këtë raportoi firma private e inteligjencës ‘Forward Observer’ në shënimin e së mërkurës drejtuar abonentëve të saj.

Komenti shoqërues i analistit vuri në dukje: “Zyrtarët e FED kanë pranuar rrezikun e një recesioni, kështu që ky pranim është domethënës. Esther George po flet tani se Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, planifikon një recesion të qëllimshëm që nga viti i kaluar”.

Me një recesion artificial që “i pret tek qoshja”, FED vjen të prezantojë një monedhë dixhitale që mund ta manipulojë në emër të dëshirave të qeverisë së përhershme dhe të “Deep State”.

“Banka e Rezervës Federale të New York njoftoi sot se “Qendra e Inovacionit” të New York-ut (NYIC) do të marrë pjesë në një projekt të provës së konceptit për të hetuar fizibilitetin e një rrjeti ndërveprues të parave dixhitale të bankës qendrore me shumicë dhe parave dixhitale të bankave tregtare që operojnë në një libër të përbashkët, të shpërndarë në shumë entitete” tha FED, duke shtuar se: “Projekti i provës së konceptit në fjalë të SHBA-së eksperimenton me konceptin e një rrjeti të rregulluar përgjegjësish. Ai do të testojë fizibilitetin teknik, qëndrueshmërinë ligjore dhe zbatueshmërinë në biznes të teknologjisë së librit të shpërndarë, për të shlyer detyrimet e institucioneve financiare të rregulluara përmes transferimit të detyrimeve të bankës qendrore.”

Per von Zelowitz, drejtor i Qendrës së Inovacionit të New York-ut tha se e gjitha kjo ndodh teksa “paraja dhe bankat evoluojnë”.

Pse monedha duhet të jetë elektronike, kur ekspertët e dinë mirë se mund të hakerohen ose edhe më keq, të zhvlerësohen nga një algoritëm?

Bankat nuk kanë “evoluar” shumë gjatë mijëra viteve. Bankat supozohet të jenë institucione ku njerëzit mund të marrin financime për projekte të tare mes një kredie me interes, ose ku mbajnë paratë e tyre në mënyrë që të mos kenë nevojë t’i vendosin nën dyshek, në shtëpi.

“Ky projekt do të kryhet në një mjedis testimi që do të përdorë vetëm të dhëna të simuluara. Nuk ka për qëllim të avancojë ndonjë rezultat të veçantë të politikave, as nuk ka për qëllim të sinjalizojë që Rezerva Federale do të marrë menjëherë vendime për përshtatshmërinë e emetimit të parave dixhitale me pakicë, ose me shumicë (paratë dixhitale të bankës komerciale), as mënyrën sesi do të dizajnoheshin domosdoshmërisht këto para. Gjetjet e programit pilot do të bëhen publike pas përfundimit të tij”, vazhdoi deklarata e FED të New York.

Po pse po ndodh kjo? Cili është qëllimi? Mes deklaratës hasim fjalën “simulim”. Më shumë se domethënëse, do të bëjnë një “test driving”. Më pas ndedhemi me frazën “FED nuk do të marë menjëherë vendime”, thekjojmë “menjëherë”, që do të thotë, jo sot, por nesër, shumë afër. Dhe jo vetëm kaq por flet edhe për “dizajnimin” e monedhës dixhitale. Mesa kuptojmë gjithçka është e vendosur, thjesht implementimi mbetet të konsiderohet çështje kohe.

Gjigantët financiarë që marrin pjesë në “projektin pilot” (leconi me vëmendje) janë: “Citigroup, HSBC Holdings, Mastercard dhe Wells Fargo”, sipas ‘Zero Hedge’.

““Bank of New York Mellon”, banka globale kundër pastrimit të parave, HSBC Holdings, PNC Financial Services, Toronto-Dominion Bank, Trust Financial dhe U.S. Bancorp do të marrin pjesë gjithashtu, së bashku me rrjetin e pagesave Mastercard”, shkruhet në artikull.

Ajo që është e dukshme për kohën është se ky projekt ndjek gjurmët e fiaskos së kriptomonedhës FTX, kolapsit të shkëmbimit të kriptove Sam Bankman-Fried, që teksa falimentuan “gëlltitën” 30 miliardë dollarë brenda një jave.

Paratë elektronike janë të destinuara për manipulim dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim, me fakte dhe prova. Paratë elektronike janë kontrolli ynë absolut.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dosja Dixhitale e Pacientit në Gjermani

Next Story

Turqia Sulmon nga Ajri Kurdët në Siri

Latest from Info