Sizmologët në Greqi Janë Thellësisht të Shqetësuar

/

Sizmologët në Greqi janë thellësisht të shqetësuar pas serisë së djeshme të tërmeteve të forta në ishullin Evia, pranë Athinës: “Nuk e dimë nëse do të ndalen”.

Zona “e panjohur” e Evias nuk kishte prodhuar kurrë tërmete të mëdha në të kaluarën.

Tërmeti i fortë prej 5 ballë në jug të Evias mbrëmjen e së martës po shkakton shqetësim, pasi është vazhdimësi e tërmetit prej 4.8 ballë të shkallës Rihter që ndodhi në orët e mëngjesit dhe u pasua nga pasgoditje me magnitudë 4.2 të shkallës Rihterit dhe një tjetër tërmet 4.1 ballë i shkallës Rihter, por edhe dhjetëra tërmete të tjerë me përmasa më të vogla.

Veçanërisht tërmeti i mbrëmjes shkaktoi tronditje në banorët e Prefekturës së Attikës, sepse dukej se kishte një kohëzgjatje dhe zgjoi kujtime nga viti 1999.

Çarja tektonike e panjohur që fillimisht dha 4.8 Rihter dhe mbrëmë 5 Rihter është në stimulim, ndërsa për shkak të historisë së ulët sizmike të rajonit komuniteti shkencor po kërkon kohë për të mbledhur më shumë të dhëna sizmike, për të parë se cili është tërmeti kryesor, apo nëse është një seri tërmetesh të cilat pritet të zgjasin me ditë të tëra.

Problemi është çarja e panjohur simikie. Pse është aktivizuar papritmas tani?

“Me tërmetin e ri, faktet ndryshojnë dhe duhet të presim pak për të parë zhvillimin. Siç e kam përmendur vazhdimisht, sot, banorët duhet të shmangin shtëpitë e gurta. Tërmeti i fundit do të ketë pasgoditjet e veta”, tha drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, i cili tha të mërkurën në mëngjes se gjatë natës janë regjistruar më shumë se 80 pasgoditje.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos, i cili është anëtar i bordit drejtues të Universitetit Helenik Mesdhetar dhe një partner shkencor i UNESCO-s, duke iu referuar tërmetit të djeshëm me magnitudë 5, shkroi se, “në mëngjesin e së martës shkrova, “ende nuk është e sigurt se 4.8 ishte tërmeti kryesor. Ne kemi nevojë për më shumë prova”. Natyra na dha shumicën e elementeve. Pas 5 Rihter, konkludoj se 4.8 nuk ishte tërmeti kryesor.”

Problemi është tjetër. A mundet aktivizimi i kësal çarjeje të panjohur të aktivizojë çarje të tjera që kanë prodhuar tërmete vdekjeprurëse në të kaluarën?

Sepse çarja e Parnithës dhe ajo e Alkyonidhes po zgjaten. Këto nuk kanë prodhuar tërmete të mëdha për dekada dhe është e arsyeshme të kemi frikë që po flenë dhe se po mbledhin energji.

Banorët e Zarakit, Evias dhe Karystos kanë fjetur nga frika e pasgoditjeve jashtë, ndërsa dje kanë nisur evidentimi dhe grumbullimi i të dhënave të para të dëmeve në banesa. Me vendim të kryetarit të Bashkisë, shkollat ​​në Bashkinë e Karystos u mbyllën.

Duke folur për televizionin shtetëror ERT, mëngjesin e së mërkurës, Gerasimos Papadopoulos theksoi se nëse dje do të kishim vetëm 4.8 të shkallës Rihter, do të kishte shumë gjasa të ishte një tërmet i madh, por duke qenë se ka tërmete të vazhdueshme prej 40 ditësh, atëherë duhet të fillojmë të dyshojmë. “Kjo është arsyeja pse po pyesim nëse është tërmeti kryesor dhe magnituda 5 që u regjistrua mbrëmë. Të gjitha mundësitë janë të hapura, po vlerësojmë situatën dhe me durim do të shohim nëse është vërtet tërmeti kryesor. 5 është një madhësi e ndërlikuar dhe ne kemi parë shumë surpriza”, tha ai.

Përsa i përket historisë sizmike të zonës, z.Papadopoulos shpjegoi: “Kjo zonë e veçantë nuk ka një histori të konsiderueshme tërmetesh të forta, por kjo nuk është një garanci që nuk do të bëhet më e fortë. Dhe e them këtë sepse, në Greqi, por edhe kudo në botë, kemi shembuj të tërmeteve të forta që kanë ndodhur në zona që nuk e dinim se prodhonin tërmete të forta, siç ndodhi në vitin 1999 me tërmetin vdekjeprurës të Parnithës”.

Fakti që prej vitesh dhe deri dje rajoni në jug të Evias nuk kishte përjetuar një tërmet të fortë më të madh se 4 ballë të shkallës Rihter, ndërsa tërmetet deri në 4 të shkallës Rihter ishin minimale, në mos të rrallë, mjaftoi për ta konsideruar këtë rajon një nga më të sigurtat në Greqi.

Në fund të fundit në Greqi, asnjë zonë nuk mund të konsiderohet e sigurtë. Lëvizja e pllakave tektonike nuk varet nga vullneti ynë dhe dëshirat tona.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kuq e Zi Sheshi Omonoia në Athinë

Next Story

Klaus Schwab: “Njerëzit do të Udhëtojnë më Pak për të Ndotur më Pak Mjedisin”

Latest from Info