ROMË _ Shumica e vdekjeve të çertifikuara me ‘Coronavirus’ në Itali janë shkaktuar tek persona që vuanin nga dy ose më shumë sëmundje kronike, sipas një raporti të Autoritetit Kombëtar të Shëndetit (ISS).
Autoritetet Italiane të Shëndetit njoftuan mes një raporti të bërë publik se 4.1% e rasteve fatale u testuan si pozitivë me Coronavirus-in e Wuhan, por testimi nuk është kryer në kushte të sigurisë dhe në mungesë të testeve të besueshme dhe të çertifikuara për Covid-19, ndërkohë që mosha mesatare e atyre që nuk e përballuan dot, ishin të moshave mbi 80 vjeç.
ISS zbulon se përqindja e italianëve që vërtet kanë ndërruar jetë për pasojë të Coronavirus-it është 3.1%. Vetëm 15% e fataliteteve u shkaktuan nga prezenca e një patogjeni serioz, ndërsa 21.4% ndërruan jetë pasi vuanin nga dy ose më shumë patologji dhe 59.6% vuanin nga 3 sëmundje kronike, plus patologji paralele.
Raporti zbulon gjithashtu se mosha mesatare e jetëndërruarve në Itali është mosha 81 vjeç. Dhe një e dhënë e rëndësishme e raportit është se vetëm 1.1% e fataliteteve nga Coronavirus-u i përkasin moshave poshtë të 50-ave, ndërkohë që 57% ishin mbi 80 vjeç.
Presidenti i ISS-së Silvio Brusaferro, në një konferencë për shtyp deklaroi gjithashtu që rastet kishin pothuajse të njëjtin profil, apo historik patologjish.
Më 26 maj numri i rasteve me Coronavirus në Itali ka rënë në 52,942. Numri i fataliteteve në total është 32,955, ndërsa rastet e regjistruara në total janë 230,555.
Çdo ditë shtohen të dhëna që na bindin që nuk paskemi patur të bëjmë me një Pandemi, por me një Plandemi.
Të dhëna këto, që shtojnë dhe përforcojnë arsyet për investigime në të gjitha fushat dhe sferat e veprimit në sektorin publik dhe privat, duke filluar nga Kina, gjeneza e virusit laboratorik, në Amerikë (tek personazhet e Pandemisë: Gates, Fauci, kongresmenë dhe senatorë të majtë etj.), si dhe në Europën që deri më sot, qëndron në prapaskenë.