1. Bëri 1 miliardë dollarë brenda një nate. Në vitin 1992 me krizën monetare në Angli dhe mes formash mafioze të ndërhyrjeve në financa, u pasurua brenda 1 nate. Në Angli njihet si personi që theu Bankën Angleze.
2. Ndryshoi identitetin për të mbijetuar gjatë okuacionit në Hungari. Në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç, pikërisht kur nazistët pushtuan vendin ku kishte lindur. U shtir si i krishterë dhe ndryshoi gjeneralitetet duke u bërë pjesë e një familjeje hungareze dhe bashkëpunëtor i nazistëve, duke mos nguruar të spiunonte hebrenjtë tek nazistët.
3. Për herë të 3të u martua në moshën 83 vjeçare me një 42 vjeçare. Më bashkëshorten e parë jetoi 23 vjet. Më pas u martua me një femër 25 vjet më të vogël se ai, me të cilën jetoi për 12 vite. Ka 3 fëmijë nga martesa e parë dhe 2 fëmijë nga martesa e dytë.
4. Është paditur kur qeni e tij kafshoi dikë. Qeni ishte një eksperiment laboratori, gërshetim racash, hibrid dhe i edukuar për të qënë i egër.
5. Ka një përqindje të aksioneve të skuadrës Maschester United. Aksionet e skuadrës i ka blerë kohë më parë nga bursa në New York dhe ka afro 2% të aksioneve.
6. Emri i tij i vërtetë është Gyorgy Schwartz. Mbiemri i familjes në Soros ka ndryshuar nga i ati për arsye mbrojtjeje dhe sigurie në vitin 1936.
7. Mban titullu “Urdhëri i Lirisë”, çmim i dhënë nga Shteti i Ukrainës, në vitin 2015 dhe bëhet amerikani i parë që mban një titull të tillë. Titulli ju dha për kontribute në themelimin e demokracisë dhe në thellimin e reformave social-ekonomike në Ukrainë.
8. Është bërë nënshtetas amerikan në vitin 1961, por mbajti edhe nënshtetësinë hungareze.
9. Shpenzoi mbi 23 milionë dollarë që të pengonte kandidatin George Bush që të bëhej President dhe që prej vitit 2004 është i angazhuar totalisht me politikën.
10. Që prej vitit 2017 është personi i 29të më i pasur në botë.
11. Ka luajtur rolin kryesor në legalizimin e Marijuanës (hashashit). Në Karolina investoi 2.4 milionë dollarë që Marijuana të legalizohej dhe realisht ja arriti, në vitin 2016 ajo u bë e ligjshme në përdorim nga nënshtetasit e Karolinës. Ka bërë financime për të njëjtin qëllim edhe në 8 shtete të tjera të SHBA-së.
12. Ka investuar qindra milionë në pasuri të palujtshme. Bleu para disa vitesh një pronë të pandërtuar pranë Manhatan për 25 milionë dollarë.
13. Është një keqbërës i lindur dhe i paepur. Vetëm para pak vitesh ka tronditur ekzistencën e një banke franceze. Bëma dhe tragjedi ka shkaktuar kudo ku ka shkuar. Vetë deklaron se i pëlqen shkatërrimi i të tjerëve, kur bëhet, apo arrihet, si rezultat i përpjekjeve të tij.
14. Ka investuar miliona dollarë në Netflix. Ka blerë gjithashtu aksione në Amazon dhe në Google.
15. Planifikon që të falë si donacion të gjithë pasurinë e tij për filantropi pas vdekjes së tij. (Nëse kjo nuk ju duket absurde dhe e gënjeshtërt, më së paku do të keni dyshimet tuaja.)
[…] MAST.AL (Mariela […]
Ju falenderoj për publikimin! Suksese në punën tuaj!
Great post.Really thank you! Much obliged.