Artistja leftiste Hollywood-iane sulmon Presidentin Trump. Duket që gjithçka është një skemë e organizuar, skena “të kurdisura” nga një vatër e caktuar, që po përdor figura të artit tani më, me tendencën për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, teksa nuk po ja dalin dot më me “Antifa” dhe financimet Soros.
Aktorja Hollywood-iane Bette Midler, me qëllim e “humbi kontrollin” dhe filloi publikisht të sulmonte Presidentin Trump në formë të papranueshme ‘live’ në një Media. Tha dhe shkroi më pas, aq fjalë të pamenduara, sa mund të thuhet se kaloi në pragun e injorancës, duke thënë dhe dhënë fakte të paqëna rreth gjithë situatës aktuale në SHBA.
Duke tejkaluar limitet e një reagimi në një “media story”, ajo sulmoi Presidentin duke e quajtur atë mizor dhe malinjë.
Por këto epitete ishin thjesht nxemja, sepse më pas kaloi në hamendime “rock” artisja, duke thënë publikisht: “do të na vrasë të gjithëve” dhe më pas shtoi mes marrëzive pafund se, “Trump i bën të gjitha këto sepse është xheloz për Obamën”.
***
Detaje të tjera nga marrëzia e artistet së Hollywoodi-it nuk po japim sepse duam ta lëmë shkrimin në dozën e satirës dhe jo të pështirjes.
Leftistët në Amerikë duket të jenë totalisht jashtë kontrolli! Administrata Trump duket se do të jetë shkaku i fundit apokaliptik dhe tragjik të tyre.