Dy ditë pas sulmit me vdekje në Glasgow të Skocisë, një tjetër alarm ra për instancat policore dhe ato të shërbimeve inteligjente edhe sot, ditë e diel, pasi një tjetër qytetar u therr në mes të rrugës.
“Sapo ndodhi, thirrjet dhe bërtitjet ishin të pafundme, njerëzit bërtisnin të frikësuar dhe të çoroditur, teksa një burrë gjendej i therrur në trotuar dhe i mbytur në gjak”, deklaron një dëshmitar okular për ‘Glasgow Times’.
Plane dhe skena që u publikuan nga Media dhe Rrjetet Sociale tregojnë se Policia rrethoi zonën, mbylli rrugën ku kishte ndodhur akti kriminal, përbri Bar ‘Traders’ dhe ‘ ‘Premier Inn’ në Rrugën “Argyle”, të qytetit Glasgow.
Një fotografi e bërë nga banorët e rrugës tregojnë burrin e shtrirë në trotuar, të mbytur në gjak dhe njerëz rreth tij, si dhe forca policore.
Shërbimet skoceze nuk po japin ende një deklaratë publike, për të qartësuar aktin terrorist.
Skocia po preket nga pasiguria dhe aktet terroriste, teksa brenda dy ditëve rradhazi therren në publik dy njerëz të pafajshëm, nga individë të dyshimtë, që nuk janë kapur dhe që sipas dëshmitarëve okularë, duket të jenë akte terroriste, pasi në të dy rastet personat me thikë në dorë janë sulur mbi disa njerëz dhe njërin kanë arritur ta therrin me thikë, në të dy rastet.
Këto duket të jenë pasojat e hapjes së kufijve pa kriter dhe pa kontroll, si dhe jemi prej disa vitesh në një luftë fetare, të importuar me vullnetin e Kancelares gjermane, në të gjithë Europën.