Cilat Maska na Mbrojnë? Asnjë, Duket të Jetë Përgjigja!

Që nga momenti që në jetën tonë hyri një virus i ri, disa thonë “arma biologjike” e krijuar në laborator, me dhjetra pyetje ngrihen rreth tij dhe masave mbrojtëse.

Njëra nga pyetjet është: A ka kuptim dhe funksion realisht mbajtja e një maske?

Dhe menjëherë pas kësaj pyetje, logjikshëm vjen pyetja tjetër: Çfarë lloj maske, maskë kirurgjikale, disapërdorimshe, apo njëpërdorimshe?

Për të përzgjedhur të dytën, cilat janë pasojat lidhur me mbrojtjen personale dhe cila do të jetë e ardhmja e planetit?

A ka rëndësi lloji i maskës që do të përzgjedh? Po!

Maskat kirurgjikale të tipit N95 janë ato që mund të të mbrojnë më tepër nga viruset dhe pasojnë maskat e thjeshta kirurgjikale.

Por, këto maska janë shumë të shtrenjta, dëmtojnë mjedisin dhe janë të pavolitshme për t’u mbajtur për shumë orë.

Për maskat beze disapërdorimshe nuk merr përsipër askush të thotë që janë efikase dhe që ndalojnë marrjen e virusit.

Kurse maskat njëpërdorimshe janë më të papërshtatshmet dhe aspak efikase në rolin e tyre. Gjithashtu këto maska plastike dëmtojnë mjedisin dhe bëhen rrezik për përhapje mikrobesh, teksa hidhen në kosha plehrash në mjedise publike, brenda shtëpisë, apo në mjediset e punës.

Që maska të jetë rezultative, nga ana tjetër, duhet të jetë tërësisht e ngjitur mbi fytyrë dhe kur është e ngjitur tërësisht mbi fytyrë, pas jo më shumë se një orë, maska qullet, laget dhe nuk duhet të mbahet më, por duhet të hiqet.

Po dioksidi i karbonit të nxjerr njeriu prej mushkërive mes frymëmarrjes kur veshim maskë, ku mbetet? Si reagon dioksidi i karbonit mbi maskën prej beze, në fibrat e tekstilit, apo mbi plastikën?

Pyetje këto që askush nuk po i qartëson, qëllimisht, sepse nëse qartësohen, apo nëse u jepet përgjigje këtyre pyetjeve, do të konkludojmë në atë që: ASKUSH NUK DUHET TË MBAJË MASKË!

HIQENI MASKËN!

ËSHTË LOJË FOBIE, PANIKU, NDRYDHJEJE DHE IMPONIMI!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

George Soros Goditet nga Gjykata Supreme me Kufizim të Drejtash - Vendimi Mori Formë të Prerë!

Next Story

Donald Trump "i Mbylli Derën" Qeverisë Mitsotaki!

Latest from Opinione