Një mesazh i dyshimtë dhe i mistershëm iu dërgua një numri të madh qytetarësh grekë, sot, në telefonat e tyre celularë, mesazh që u pëgënjeshtrua pas disa orësh nga Policia Greke.
Në mesazh shkruhej se Ministria e Mbrojtjes fillonte proçesin e thirrjes në ushtri të nënshtetasve dhe detyrimin e tyre për t’u paraqitur në komisariatet e policisë së zonës ku banojnë, për të marrë edhe Udhërrëfyesin.
Jo vetëm kaq, por ky informacion filloi të shpërndahej edhe në rrjetet sociale ‘social media’.
Ky mesazh detyroi EL.AS. (Policinë Greke) të përgënjeshtrojë mesazhin, pasi nënshtetas grekë filluan t’u drejtohen komisariateve të policisë për të marrë informacion dhe për t’u paraqitur në ushtri.
Nuk po kuptohet nëse ishte një veprim i nxituar nga Ministria e Mbrojtjes, apo një Krim Kibernetik.
Ky mesazh i çuditshëm vjen në një periudhë kur gjendja e tensionuar ka goditur dhe pulson në “të kuqe”, lidhur me marrëdhëniet greko-turke, që në thelb kanë të gjitha karakteristikat e operacioneve psikologjike përpara një përplasjeje.
Por që të ketë luftë duhet të ketë dy palë. Dhe Mitsotaki nuk duket të jetë i gatshëm për këtë. Por, nëse ndodh, do të jetë Erdogani që do ta shtyjë Athinën drejt pikës eskate të reagimit ushtarak.
Më pas, gjithçka është çështje kohe dhe axhende gjeopolitike. Greqia sigurisht që dëmtohet shumë, por Turqia rrezikon shpërbërjen, sipas mediave franceze dhe amerikane.
***
Shqiptarë nënshtetas grekë me banim jashtë Greqie, nëse kalojnë kufirin grek, mund edhe të mbahen në territorin e Republikës së Greqisë, me qëllim rreshtimin në radhët e ushtrisë.
Shqiptaret gjithmone kane luftuar, perkrah grekut dhe per grekun, por asnjehere ata se kane pohuar faktorin Shqipetar dhe jo me te thone faleminderit. Perkundrazi urrejtje, shperfillje, asimilim kemi marre prej tyre.
Mos fol si shovinistat turkoshak islamist te tiranes!