Plazhet e Durrësit, në kohë pandemie dhe jo vetëm, përveç çmimeve të larta të akomodimit, ushqimit, pijeve, shezllonave, përveç mungesës së sigurisë gjatë qëndrimit në rërë apo në ujë, përveç hapësirës urbane kaotike, të ofron një numër të konsiderueshëm anti-natyralistësh, që vendosin të bëjnë, përbri teje, banja dielli të veshur, apo edhe të notojnë të veshur.
Pyetjet dhe pikëpyetjet, tezat dhe mendimet që parashtrojmë menjëherë pasi hasim një tablo të tillë, të cilën na e ofrojnë rrethanat dhe rrethanorët, janë të panumërta. Por, një gjë është e sigurtë, edhe në heshtje, mendimet që fillojmë dhe bluajmë të gjithë, janë thuajse të njëjta.
Ndaj po e lë me kaq, me sigurinë absolute se të gjithë mendojmë dhe gjykojmë thuajse njësoj, për shkak të logjikës së përbashkët, dhe me absolutizmin se sot kam shkruar më shumë se kurrë!