Senatori Bernie Sanders (I-VT), kandidati i të majtëve për nominimet presidenciale, ka miratuar për kandidate në Bashkinë e Portland, majtisten Sarah Ianarrone, një ekstremiste e majtë që na sfidon duke thënë se është “Antifa”.
Sanders zbulon se ka mbështetur kandidaturën e Iannarone, ditën e enjte në listën e miratimit të kandidatëve. Në hyrje të fjalës së tij shkruhet: “Na nevojitet të vazhdojmë ndërtimin dhe konsolidimin e lëvizjes sonë nga poshtë, duke zgjedhur më shumë progresistë në shtete dhe në pozicione të pushtetit lokal. Sepse e vërteta është që nëse arrijmë fitore në këto zgjedhje, do të thotë se do të mund të shtrojmë rrugën për të ardhmen e revolucionit tonë politik”.
Pas miratimit, Ianarrone tha: “Jam e kënaqur të punoj në emër të 99% të votuesve dhe të bëj betejë për kujdesin shëndetësor, për marrëveshjen e gjelbër dhe për siguri më të mirë publike për të gjithë Portlandezët, si dhe për të gjithë amerikanët në vendin tonë. Faleminderit!”
Iannarone e ka përshkruar veten si një “antifa” në postimet e saj në Twitter, si një “antifashiste” në një intervistë dhënë para pak ditësh ku tha se – “duke i qëndruar përballë fashizmit nuk është diçka për të cilën njerëzit duhet të kenë turp në vitin 2020”. Në të njëjtën intervistë, ajo tha gjithashtu se dënon dhunën dhe se – “beson se dhuna është e keqe, nuk ka rëndësi nga ushtrohet”.
***
Amerikanët kanë dy alternativa diametralisht të kundërta, të vazhdojnë të jenë superfuqia politike dhe ekonomike e botës, ose të shndërrohen në një sovjet, të trajtës më amorfe të mundshme, duke patur parasysh që nuk kanë as mentalitetin rus, dhe as atë kinez.
Mes kapitalizmit dhe komunizmit, amerikanët do e bëjnë zgjidhjen e tyre më 3 nëntor, duke i dhënë dritë jeshile gjithë botës, për të shmangur kthimin e historisë dhe shkuarjen drejt regresit social, politik, ekonomik dhe instalimit të diktaturës globale.