Në kurbë ngjitëse ndodhet vartësia e ekonomisë gjermane tek Kina përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2022, me investimet direkte dhe defiçitin tregtar të arrijnë në nivele edhe më të larta, pavarësisht presionit politik që i ushtrohet Berlinit për t’u distancuar nga Pekini.
Në të njëjtin moment, eksportet gjermane drejt Kinës janë limituar ndjeshëm, sipas një studimi të “German Economic Institute” (IW), një ulje e eksporteve që sipas ekonomistëve vjen për shkak se tregu kinez po i kthehet produkteve lokale/vendase.
“Ekonomia gjermane është më e vartur tek Kina, sesa e kundërta”, deklaron Juergen Matthes, kreu i studimit, duke paralajmëruar se kjo lloj vartësie parashtron një problem politik, pasi qëndrimi i Pekinit përkundrejt luftës në Ukrainë dhe përballë Taivanit krijon çështje për diskutim në marrëdhëniet sipërmarrëse të Gjermanisë me ekonominë e dytë më të madhe në botë, Kinën.
Përveç rreziqeve dhe problematikave, ekonomia e një vartësie të ndërsjelltë me Kinën u orientuan në drejtim të gabuar, me ritme të çmendura, kryesisht në 6-mujorin e parë të vitit 2022.
Studimet tregojnë se investimet gjermane në Kinë arritën në 10 miliardë euro gjatë periudhës Janar 2022 – Qershor 2022, duke tejkaluar ndjeshëm rekordin e mëparshëm që shënonte 6,2 miliardë euro investime gjermane në Kinë, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2000, domethënë 22 vite më parë.
Sugjerohet reduktim i stimulimit të aktivitetit sipërmarrës në Kinë
“Tregu kinez i produkteve dhe shërbimeve dhe përfitimet afatgjata që burojnë prej këtij tregu, janë veçanërisht tërheqëse për biznesin”, shpjegon Juergen Matthes.
Importet kineze të produkteve gjermane u rritën me 12,4% gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2022, përkundrejt 3,4% krahasuar me vitin 2000, ndërsa importet gjermane të produkteve kineze shkuan në maja të pahasura më parë, me 45,7% krahasuar me vitin 2000, për të njëjtën periudhë, bazuar tek studimi i kryer.
Defiçiti tregtar i Gjermanisë kundrejt Kinës u rrit në vlerën 41 miliardë euro gjatë së njëjtës periudhe, sipas “German Economic Institute” dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.
Instituti kërkon ndryshim rrënjësor të politikës, me reduktim të stimulimeve për aktivitete sipërmarrëse gjermane në Kinë dhe orientim për marrëdhënie tregtare me ekonomi të tjera të Azisë.
Juergen Matthes u bën thirrje bizneseve gjermane të minimizojnë vartësinë e tyre nga Kina, duke i paralajmëruar se në rast sanksionesh të Perëndimit ndaj Kinës, në rast, për shembull, që Kina sulmon Taivanin, do të kërcënonin me falimentim bizneset gjermane të ekspozuara tërësisht, apo kryesisht tek Kina.
Sa më sipër, që të mos përjetojë ekonomia gjermane, diçka të ngjashme me atë të krizës bankare dikur, që para se të ndodhte, kudo dëgjohej togfjalëshi “too big to fail”.
Right here is the perfect webpage for anybody who wishes to understand this topic. You know so much its almost hard to argue with you (not that I really will need toÖHaHa). You definitely put a fresh spin on a subject which has been written about for decades. Wonderful stuff, just excellent!