Njerëzit që flasin lirshëm, hapur, logjikshëm dhe të pavarur, apo të papaguar, janë një “specie” në zhdukje, por ende ka të tillë dhe do të ketë nëse fjala e tyre do të gjejë vend qoftë edhe në një njeri të vetëm, të lirë.
Jetojmë në momente të rrezikshme, ekstremisht të rrezikshme.
Kurrë më parë marrëdhëniet mes Rusisë sot (ish Bashkimit Sovjetik dje) dhe SHBAve nuk kanë qenë në këtë nivel. Gjatë Luftës së Ftohtë rusët si popull ishin kundër Shtëpisë së Bardhë, kundër Wall Street, por jo kundër amerikanëve si popull, shumica. Sot është krejt ndryshe, rusët janë antiamerikanë në rrënjë dhe e kanë arsyen. Por gjëja më e frikshme, në gjykimin tim, është se asnjëra palë, nuk po tregon të jetë e frikësuar nga lufta Bërthamore.
Para 30 vitesh është shfaqur një film me titullin “The Day After” (“Dita më Pas”), që në thelb na pyet se çfarë të ndodh ty dhe vendit tënd pas një sulmi bërthamor? Një pyetje që duhet ta bëjmë shpesh, për të qenë koshientë për atë që po ndodh. Derisa ekzistonte Bashkimi Sovjetik, ekzistonte frika ndaj këtyre lloj armëve dhe njerëzit dhe qeveritë gjithashtu e kuptonin rrezikun, që një sulm mes tyre mund të shkatërronte vendin e kujto. Sot, nëse u flet njerëzve, duket të mos e kenë idenë se ekzistojnë armë nukleare dhe nuk e dinë se janë ato që luajnë rol dhe që imponojnë gjithkënd udhëheqës shteti për të qenë i kujdeshëm në vendimt dhe veprimet e tij, pikërisht pra, sepse armët bërthamore ekzistojnë.
Frika për një incident nuklear, jo luftë, mes Rusisë dhe SHBAve është rritur, sepse është rritur në maksimum mosbesimi mes dy vendeve. Në të shkuarën e afërt, disa herë sistemet kompjuterike kanë vënë në alarm Amerikën për një sulm nuklear, por nuk ka agravuar situata në shtypjen e butonit, për shkak të komunikimit.
Nëse një ICBM lëshohet nga Rusia, nevojiten 10 minuta për të mbërritur dhe goditur Amerikën, dhe anasjelltas. Kështu që nuk ka kohë për të vepruar, ka vetëm pak minuta, minuta deçizive për kundërpërgjigje ndoshta, për të shtypur një tjetër buton. Dhe nëse një gabim kompjuterik vonon të godasë objektivin, apo gabon objektivin, sulmi nga kundërshtari do të jetë i menjëhershëm. Të gjithë në nivelet e larta qeverisëse janë në alert, mos e harrojmë, si dhe të gjithë mendojnë se kjo do të ndodhë.
Jo shumë kohë më parë, me Gorbaçovin të gjithë perëndimorët hiqeshin si miq. Gorbi andej e Gorbi këndej, dhe brenda pak viteve katandisëm të jemi në këtë pikë. Pse? Dhe për t’i dhënë përgjigje pse-së duhet të shikojmë realisht se çfarë ka ndodhur në këto 25 vite.
Gorbaçovi erdhi në fuqi në mars 1985 dhe me të Bashkimi Sovjetik e pati jetën të shkurtër, sepse në dhjetor 1991 Bashkimi Sovjetin u shpërbë. Disa thonë që kaloi në kolaps, nuk nuk është e vërtetë, pasi në Belavezha tre Presidentë u takuan (tre birbo) dhe ishin, Presidenti i Ukrainës, Presidenti i Bjellorusisë dhe Presidenti i Rusisë z.Jelcin, të cilët vendosën ta ndajnë “kompaninë” (biznesin), vendosën të shpërbëjnë Bashkimin Sovjetik. Pra nuk u shpërbë nga kolapsi, por nga një vendim i disa personave me rëndësi. Të tre kishin qëllimet e tyre, të kuptueshme, por nëse shikojmë qëllimet e Jelcin ato janë të qarta, ai ishte President i Rusisë, numri dy pas Gorbaçovit që ishte President i Bashkimit Sovjetik dhe largimi i këtij të fundit e bënte Jelcinin të parin e shtetit më të madh të Sovjetit.
Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuar, për rrjedhojë edhe ‘Pakti i Varshavës’, që përfshinte brenda vetes shtetet satelitë të Aleancës Ushtarake me Bashkimin Sovjetik.
Në këtë momente SHBAtë duhet të mendonin sesi të qaseshin përballë këtij entiteti të ri që quhet Rusi. Cila do të ishte politika e SHBAve me këtë vend? Siç duhet të mendonte edhe Jelcin se cila duhet të ishte sjellja e Rusisë me SHBAtë.
Në shkurt 1992 Jelcin vizitoi SHBAnë dhe u prit në Kongresin Amerikan ku dhe tha: “Populli rus i jep dorën popullit amerikan për miqësi, për të ndërtuar një botë më të mirë, një botë pa luftë, një botë në paqe”. Dhe këtë donin në vetvete edhe shumica e popullit rus.
Por Amerika donte ta trajtonte Rusinë siç kishte trajtuar Gjermaninë, Italinë, dy të humburat e L2Bsë, ndoshta më pak, por edhe Francën dhe Anglinë, mes një Plani Marshall, ku investohej shumë e madhe parash, në linja të caktuara, preçize, për të zhvilluar disa aspekte të jetës politike dhe socio-ekonomike dhe për të mos zhvilluar të tjera. Në këto vende nazistët dhe fashistët nuk erdhën më në pushtet, por as komunistët, ku vlen të përmend se Partitë Komuniste në Francë dhe Itali ishin shumë të fuqishme.
Amerika mendoi të shpenzonte në Rusi që të instalonte demokracinë, atë të sajën, me qëllim që mos kthehej më komunizmi, atë komunizëm që vetë amerikanët kishin mbjellë, ujitur dhe vaditur me Revolucionin Bolshevik të 1917ës. Kjo do të ishte një nga qasjet amerikane në Rusi, ndërsa qasja tjetër ishte ajo se, do të duhet t’i thuhej Rusisë që “për 40 vite na kërcënon me luftën bërthamore, ke humbur Luftën e Ftohtë, ndaj dhe do të pagush”.
Në vitin 1992 në SHBA u shkrua një dokument nga Paul Wolfowitz, ish zv.Sekretari i Shtetit, përgjegjës për politikat. Një dokument që u përfshi më pas në idetë dhe politikat e Bushit dhe u quajt si “Doktrina Bush”. Shikoni sa interesante është, dokumenti ndër të tjera shkruan: “SHBAtë nuk duhet të lejojnë më që të sfidohen prej askujt. SHBAtë duhet të jenë dhe të mbeten vendi superior, si dhe do u themi aleatëve që nuk është e nevojshme të prodhojnë armë, do i prodhojmë ne për ta. Nga ana tjetër duhet të kemi kujdes Rusinë, sepse nuk e dimë se çfarë drejtim do të marrë. Ariu mund të çohet sërish në dy këmbë dhe të fillojë hungërimën sërish”.
Esward Kennedy do të thoshte se ky dokument ishte një dokument imperialist, që asnjë vend nuk do të mund ta pranojë. Ndaj dokumenti i politikave u rishqyrtua nga Cheney dhe Powell, Sekretari i Mbrojtjes, ku u citua ndryshimi: “Rusia është, por Amerika duhet të mbeten superfuqia”. Por ja që sjellja e Amerikës ndaj Rusisë, edhe pas këtij korrigjimi të detyruar në planet politike të saj, ishte thuajse përçmuese gjatë viteve në vazhdim dhe Amerika e konsideronte Rusinë si një vend i dorës së dytë, dhe me qëndrimet e saj i thoshte Rusisë: “të lutem rri urtë, se të tjerat i zgjidhim ne”.
I kthehem Gorbaçovit dhe kujtoj kërkesën që i bënë atij njerëz të rëndësishëm të politikës amerikane dhe europiane, për të lejuar bashkimin e dy Gjermanive dhe rrëzimin e murit të Berlinit. Dhe vetë Sekretari i Shtetit amerikan Baker i deklaroi Presidentit rus se, “nëse lejon që kjo të ndodhë, NATO nuk ka për t’u zgjeruar me asnjë inç më shumë drejt lindjes”.
Por ja që në vitin 1996 Amerika merr një vendim për të zgjeruar territorin e NATOs, vetëm 4 vite më vonë pas premtimit të dhënë për moszgjerim dhe deklaron për anëtarësim, Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë.
Tomas Friedman nga “New York Times” ftoi në atë hokë, në takim, një prej mendjeve më brilante të politikës amerikane të shekullit të 20të, George Kennan dhe ndër të tjera e ka pyetur se çfarë mendonte ai për zgjerimin e NATOs (mendimet e Kennan revista NYT i botoi dhe i bëri publike). Kennan iu përgjigj: “Mendoj se është fillimi i një Lufte të re të Ftohtë dhe rusët do të reagojnë kundrejt një vendimi të pafavorshëm për ta, do të ndikojë politikat e tyre kundrejt nesh, ndaj mendoj se është një GABIM TRAGJIK. Nuk kemi asnjë arsye të shtrihemi me NATOn, asnjë arsye të vetme”.
Ishte viti 1998, vitet e fundit të pushtetit të dobët të Jelcin e megjithatë reagimi i tij ka qenë i fortë duke u thënë amerikanëve: “Juve shkelët premtimin për NATOn, si mund të kemi më besim tek ju. Kurrë më!”
Nëse shikojmë periudhën prej vitit 1985 kur Gorbaçovi u bë President i Bashkimit Sovjetik dhe deri në vitin 2007, kur Putin erdhi në pushtet, nuk do të gjejmë në asnjë rast veprime që mund të kenë acaruara, inatosur, apo zhgënjyer Amerikën nga pala ruse. Çfarë mori si shpërblim Rusia nga Amerika për qëndrimin e saj miqësor dhe neutral? Mori zgjerimin e NATOs, bombardimin e Serbisë nga NATO (që në thelb është ushtria amerikane në Europës, pa asnjë dyshim) dhe lëvizje të tjera politike dhe ekonomike anti-ruse.
Në një moment kur Amerika e kishte kaluar cakun e gjithçkaje, edhe Jelcini, megjithëse shpesh i dehur u ngrit dhe u tha amerikanëve: “Ne nuk jemi Haiti, nuk mund të na trajtoni si Haiti. Ne jemi një vend i madh, potent, me një të shkuar të madhe dhe të lavsishme dhe Rusia do të kthehet shumë shpejt”.
Tani më lexoni me kujdes, për të ndarë njëherë e mirë mendjen se është Amerika, në gyjkimin tim, fajtore për çdo turbulencë dhe luftë që ndodh në territorin e banuar, Tokë.
Një nga gjërat e para që bëri Presidenti Putin kur erdhi në pushtet, kërkoi që Rusia të anëtarësohet në NATO. Pse të mos bëhej, pasi NATO ishte krijuar për të mbrojtur Europën dhe ndoshta jo vetëm Europën, nga agresioni Sovjetik, nga një shtet që nuk ekzistonte më dhe teksa nuk ishte më as në fuqi Pakti i Varshavës. Putin u tha perëdnimorëve: “Të jemi edhe ne pjesë e organizatës dhe të kontrbuojmë edhe ne në çdo lloj agresioni të mundshëm”. Dhe indirekt me heshtjen e saj, NATOja i tha Presidentit Putin: “shko bëj një xhiro dhe kthehu”.
Putin paralel bëri përpjekje për partneritet me Bashkimi Europian, pse jo edhe për anëtarësim në BE, të gjitha këto janë të dokumentuara. Gjithçka që po shkruaj është e bazuar në dokumenta. Përgjigja që mori nga BE ishte ajo se, “Rusia ishte shumë e madhe dhe mund t’ja dilte vetë”. Por ja që Europa kishte nevojë për gazin rus dhe nuk ja dilte dot vetë. Kontradiktë aq e madhe, për shtete të mëdha presupozohet, por me udhëheqës të vegjël. Fakt!
Tani erdhi momenti t’ju them se rusët sot më shumë se kurrë besojnë se ata kanë një mision për të kryer, se vendin e tyre e ka zgjedhur fati apo Perëndia që të ketë këtë peshë në historinë botërore. Shumë popuj mund të qeshin me këtë, disa mund ta kundërshtojnë, por kjo nuk e ndryshon faktin, atë pra që rusët besojnë për misionin e tyre.
Rusët nga Amerika nuk morën asnjëherë asnjë lloj vlerësimi, veç përbuzjes, një sjellje që cënoi aureolën e madhështisë së kombit të tyre dhe ekzistencës së tyre, ndaj sot rusët kanë mllef dhe inat, por rusët treguan mllef dhe pakënaqësi edhe për Gorbaçovin, liderin e tyre, u duk qartë edhe në varrimin e tij para pak ditësh, mllef që targetonte atë personalisht duke i thënë se “ti shite vendin dhe nuk ngrite dot shtat përballë Amerikës”. Pothuajse të njëjtin qëndrim kanë rusët edhe për Jelcin. Dy ish Presidentët nuk kanë as 5% mbështetës, të politikave të tyre, në popull.
Vlen të rikujtoj këtu telefonatën e Presidentit Putin bërë Presidentit Bush Junior, kur terrorizmi më 11 shtator 2001, goditi kullat binjake, telefonatë mes së cilës i ofroi ndihmën ruse në ato momente tragjike dhe realisht e ndihmoi Amerikën në Avganistan dhe në Azinë Qëndrore, si dhe në Gjeorgji, ushtarakisht dhe jo vetëm. Putin ishte i destinuar të luftonte krah amerikanëve kundër terrorizmit, ishte i destinuar për bashkëpunim me Perëndimin, por dyert ku trokiste rusi ishin të mbyllura dhe ishte marrë vendimi që të mos hapeshin.
Në vitin 20017 Putin në një Samit e G20 do të thoshte qartë dhe hapur: “Mendoj se është e dukshme që shtrirja e NATOs nuk ka asnjë lidhje me modernizimin e vetë Aleancës, apo me përforcimin e sigurisë në Europë. Përkundrazi, është një provokim serioz që redukton nivelin e besimit të ndërsjelltë. Dhe kemi të drejtën të pyesim, kundër kujt po ndodh shtrirja në territor e NATOs? Çfarë ndodhi me premtimet dhe sigurinë që dhanë partnerët e Perëndimit pas rënies nga fuqia të Paktit të Varshavës? Ku janë ato deklarata të perëndimorëve sot? Askush nuk po i kujton, po do ja kujtoj unë kësaj audiencës, se çfarë është thënë”.
Dhe e dini se çfarë përgjigje i dhanë amerikanët? – “Po, ne i premtuam Gorbaçovit, por i premtuam Bashkimit Sovjetik të atëhershëm, jo Rusisë së sotme.” Pas kësaj, më thoni kush është ai që nuk merr armën për të qëlluar mbi mashtrimin! Nuk e kuptoj çfarë reagim pret Amerika dhe Europa nga Rusia? Pret që të qëndrojë në një qoshe dhe të furnizojë me gaz klientët e kamur dhe politikëbërës, që mes teorive globaliste hartën e kanë pa kufij dhe qeveritë pa drejtues?
Në të njëjtin Samit, pas përgjigjes së përshtirë të marrë nga amerikanët dhe perëndimorët, Putin tha: “Gabimi ynë ishte se ju besuam. Gabimi juaj është që ju mirëbesimin tonë e kthyet në avantazh për revansh. Nuk do të mundeni.”
Presidentin Putin në fizionominë e sotme politike e krijoi vetë Amerika dhe vendimet e saj politike, si dhe përdorimi i NATOs si Aleancë kërcënimesh ndaj kujtdo që del në kundërshitm me vendimet e saj. Që sot një gjë është e sigurtë, situata ka agravuar dhe ndodhemi në luftë, në pasiguri globale dhe kjo për shkak të Perëndimorëve, me fakte, ngjarje, personazhe, vendime dhe akte.
Jemi në Luftë!