Rusi: Popullsia u rrit me 13% & së Bashku më Krimenë ka Marrë 23% të Territorit të Ukrainës

/

30 shtatot 2022, Vladimir Putin foli për një “ditë historike” pasi shpalli integrimin e katër rajoneve rusishtfolëse me Rusinë.

“Sot mund të flasim për një ditë të së vërtetës dhe drejtësisë”, shtoi presidenti rus, përpara popullit të tij të mbledhur në Sheshin e Kuq të Moskës.

Festimet u organizuan në Sheshin e Kuq me mijëra njerëz që kërcenin dhe ku mbizotëronte atmosferë festive.

“Të dashur miq, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur vëllezërit tanë në Zaporizhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk”, theksoi Putin.

“Do të bëjmë gjithçka për të rritur nivelin e sigurisë në këto zona. Do të bëjmë gjithçka për këta njerëz”, shtoi ai.

“Do të bëjmë gjithçka për të rindërtuar ekonominë dhe industrinë. Do të ndërtojmë përsëri shkolla, institute, spitale”, tha presidenti rus, duke i premtuar popullit rus që festonte, përkujdesjen maksimale të Moskës për katër Rajonet e trupëzuara e Rusinë.

Mesazhi i tij përfundonte me këto fjalë: “Ne jemi më të fortë sepse jemi bashkë. Ne jetojmë me të vërtetën. E vërteta do të thotë forcë dhe rrjedhimisht fitore. Fitorja është e jona”.

Kjo popullsi është kryesisht rusisht-folëse (90%) dhe pritet të absorbohen lehtësisht nga Federata Ruse.

Banorët e Federatës Ruse nga 146 milionë tani do të kalojnë në 163 milionë banorë, së bashku me Krimenë, me atë që kjo nënkupton në “dinamikën” ekonomike dhe shtetërore të Federatës.

Në të njëjtën kohë, kontrollohen 60% e hambarëve të Ukrainës dhe 50% e potencialit të saj industrial.

Është karakteristikë se vetëm termocentrali bërthamor i Zaporizhia, i cili tani do të operohet nga Rusia, i përgjigjet një përqindjeje prej rreth 23% (burime të tjera raportojnë 20% dhe të tjera 28%) të energjisë që i nevojitet Ukrainës.

Vetëm termocentrali bërthamor Zaporizhia me një zgjerim të vogël të njësive të tij mund të elektrizojë të gjitha territoret e reja që iu bashkuan Rusisë.

Rusisë i është bashkuar gjithashtu 80% e porteve kryesore të Detit të Zi që prej vitit 2014, me Odessa dhe një port dytësor në perëndim të Krimesë të vetmet në Ukrainë që mund të mbulojnë trafikun tregtar.

Dihet se lufta do të vazhdojë dhe objektivi kryesor është pushtimi i brigjeve të Detit të Zi veriperëndimor.

Në fund të fundit, Moska e ka bërë të qartë që sapo të përfundojë me operacionin në Donbas, ajo do të lëvizë në perëndim drejt Odesës, përveç Kharkiv.

Pra, Federata Ruse ka dyfishuar pothuajse menjëherë të ardhurat e saj nga lëndët djegëse fosile (gazi natyror, nafta, qymyri, etj.), ajo ka pothuajse trefishuar të ardhurat e saj nga drithërat dhe metalet, si nikeli, ka rritur popullsinë e saj me 13% dhe pozicioni gjeostrategjik në veri të Detit të Zi në një përqindje të vijës bregdetare është rritur me 80%, krahasuar me shkurtin e 2014ës.

Në të njëjtën kohë, reagimi i parë zyrtar i Moskës ndaj kërkesës së Ukrainës për “anëtarësim të shpejtë” në NATO erdhi nga Ministria e Jashtme dhe zëdhënësja Maria Zakharova, e cila përdori përshkrime jashtëzakonisht të ashpra për Kievin dhe Aleancën. “Sot secili ka zgjedhur rrugën e vet. Kasapët gjakatarë që vrasin gra e fëmijë po shkojnë në plehrat e NATO-s. Dhe ne po shkojmë drejt së ardhmes”.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, patjetër do të ketë vështirësi për Rusinë, sepse të fitosh lartësi është gjithmonë më e vështirë se të biesh. Në të njëjtën kohë ajo shtoi se “krahët që kemi na pengojnë të zvarritemi në tokë. Përpara, së bashku, në emër të dritës dhe së bashku me Zotin!” – përmbylli deklaratën e saj zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Monedhat Dixhitale të Bankës Qendrore Janë Treni Drejt Kampeve Dixhitale të Përqendrimit

Next Story

Zelenski po Vret Europianët - Ky & Perëndimi Duan Luftë

Latest from Info