Departamenti i Shtetit u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Rusia sa më parë që ta kenë të mundur. Një Njoftim ky mediatik dhe zyrtar, që të lë të kuptosh që situata ka agravuar dhe është acaruar skajshëm mes dy vendeve.
Mesa duket nuk po mbizotëron më logjika, diplomacia dhe dialogu, këto “armë” komunikimi janë braktisur, palët po u drejtohen armëve ushtarake të luftës dhe po mobilizohen për një përplasje të përgjaktë, përplasje nga e cila popujt dalin jo vetëm të dëmtuar, por me humbje të konsiderueshme në jetë njerëzish.
Rusia mes ambasadorit të saj në Uashington paralajmëron SHBAnë që të mos dërgojë më armë në Kiev, si dhe e paralajmëron për konflikt dypalësh, por edhe me Perëndimin në përgjithësi.
Nga kjo situatë e ndezur, askush nuk siguron se vatra të tjera përplasjesh dhe zjarresh nuk do të ketë.
Paralel me këtë situatë Perëndimi kërkon shtim të sanksioneve ndaj Rusisë.
Kur diplomacia dhe dialogu “dorëzohen” atëherë shtegu i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mbetet lufta, që sigurisht nuk ka asnjë fitues në bazë, por që padyshim ndryshon kupolat dejtuese dhe influencat gjeopolitike.